Ja ç’gjeti në det Koçoja…

Po e bëre shurrën në det – kripa ta sjell në gjellë. E ka ngrënë me shëllirën edhe Koçoja. Median ka përdorur për të ardhur bashkë me Edin në pushtet dhe nga mediat po e gjen.

Jo thjesht se dy pistolerot e tjerë të Edit, Mero Baze e Karlo Bolino e “kanë shumë qejf” kohët e fundit dhe i kushtojnë goxha vëmendje, por edhe vet “pashai i Jugut” e ka hapur deklatatën e tij pikërisht me shqetësimin për sulmin e kurdisur kundër tij nga mediat e Ramës.

Koço, njeriut të cilit rilindja i besoi punën me rininë , ia menderos, në Vlotën e tij, pikërisht …rinia! Kryetari i FRESSH të Vlorës me fresshistë të tjerë i bënë një demonstrim përçmimi në një aktivitet partie.

Motivin e vërtetë nuk e dimë ende: mbaroi pasioni mes çiftit që do pleqëronte bashkë në Breg apo Edi po rrit pazarin për kandidimin ardhshëm  të Koços?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*