Ja ç’i tha mbrëmë Jamarbër Malltezi Bashës në mbledhjen e Kryesisë së PD -së

Te nderua miq, ketu meposhte keni pjesen kryesore te fjales sime ne mbledhjen e kryesise se PD. Kam hequr disa pjese qe jane per konsum te brendshem dhe nuk kane interes te vecante dhe pjesa tjeter eshte derivat i diskutimeve te gjata me anetaret dhe simpatizantet e PD. Mendimet e mia do i mbroj pasi cmoj PD si nje parti te fjales se lire dhe njerezve te lire dhe dinjitoze, por natyrisht jam i hapur edhe per kritike nese ne ndonje pjese nuk kam te drejte. Shpresoj qe te reflektojme te gjithe dhe te jemi me te hapur per qytetaret. Meposhte fjala ime:
Te nderuar kolege, kjo mbledhje eshte e domosdoshme per te pare njeri-tjetrin ne sy dhe reflektojme, eshte e vonuar, por me mire vone se kurre.
Te gjithe ne ketu duhet te mbajme parasysh se armik nuk kemi njeri-tjetrin por Edi Ramen. Eshte armik jo thjesht i demokrateve, por armik i Shqiperise dhe Shqiptareve pasi ka nje aleance me krimin e organizuar, futi drogaxhinjte, vrasesit dhe perdhunuesit ne parlament dhe po perze shqiptaret nga vendi perdite. Eshte nje armik qe ka miliona euro para te pista qe i ka perdorur rregullisht per te korruptuar ambasadore, europarlamentare, e te tjere.
Prandaj une jam me shkrimin e sotem te Andi Bejtes qe propozon nje bashkim te madh opozitar kunder kesaj te keqeje te madhe per vendin. Edhe para disa muajsh ne kete salle ne mbledhje kryesie kam propozuar qe te gjenden emerues te perbashket me sa me shume perfaqsues politike qe jane te ndergjegjshem per te keqen, krimin dhe korrupsionin galopant qe perfaqson Edi Rama. Natyrisht jam per bashkim me vlerat politike dhe jo me qelbesirat pasi ato le te rrine me aleancen e qelbesirave.
Jam plotesisht dakort qe qeveria u angazhua ne nje aksion kriminal ne shkalle te gjere ku u perfshine (i) shit-blerje votash, (ii) grumbullimi i kartave te identitetit, (iii) presioni mbi administraten, (iv) frikesimi i zgjedhesve nga banda kriminelesh te liruar nga burgjet, etj. Po PD ku ishte? Pse nuk reaguam? Pse nuk denoncuam cdo dite dhe ku eshte dosja e dhunimeve te procesit zgjedhor? A kemi ne PD nje ekip qe monitoron zgjedhjet? Ose nuk e kemi ose ka qene inekzistent. Ne 2001 kur PD kishte vec nje kompiuter te vjeter dhe nje modem mblodhi pafund fakte te manipulimit te zgjedhjeve dhe 8 persona vullnetarisht perkthyem qindra faqe materiale te mbledhura saqe mali i provave u be goxha i madh per OSCE dhe u detyrua te ndryshonte raportin. Po sivjet pse nuk u dokumentuan keto? Po pse nuk u be shembull per te gjithe monstra ne Maliq qe u kap me vizore duke tentuar te nxjerre flete-votimin e qytetares per te pare nese kishte votuar per PS apo ta pushonte nga puna? Aty do duhej nderprere votimi, sjelle OSCE, cuar ne burg monstra qe shkel te drejten Kushtetuese te qytetareve ku vota duhet te jete e fshehte. Nese ne do kishim reaguar sic duhet dhe te insitonim ne prokurori, OSCE, PPE, e kudo te mundeshim per respektim te Kodit Zgjedhor dhe respektim te te drejtave kushtetuese te qytetareve atehere ne do i kishim dhene shume me teper besim qytetareve.
Permbi 2 vjet perpara kerkova ne mbledhje kryesie qe te nxjerrim cdo muaj 10 skandalet me te medha te qeverise dhe tua nisim gjithe shqiptareve permes struktures sone. Kjo qeveri eshte permbytur nga skandalet dhe ka mbuluar skandali-skandalin, por harrohet skandali i meparshem ne kete proces. Jane harruar vrasja e bankiereve, grabitjet multi milioneshe edhe brenda aeroportit, etj. A nuk do ishte me mire qe tua rikujtonim skandalet Shqiptareve? Sidomos ne kushtet kur nuk kemi asnje media.

Mesazhi gjate fushates erdhi duke u fishkur. Po pse prioritetet e gabuara te rames do benin ata te votonin kundra tij? Apo do duhet te mbushnim qytetin me shpallje konkrete qe Edi Rama te ka vjedhur nga xhepi o Shqiptar plot 2000 euro (600 Milione euro afera Cez, 120 milione euro per vilmen, 90 milione euro per refugjatin me 1 punetor per sterilizimet, 120 milione euro per njefare Zoto per inceneratore plehrash me kapacitet 6-fishin e mbetjeve qe prodhon vendi). Imagjino tabela me pyetjen ndaj qytetareve “Si thua sikur shteti te te jape ty 300 euro leke thjesht nga anullimi i koncesioneve per vilmen & miqte e Edvinit?” Kush mesazh ishte me i duhuri per qytetaret?
Ne kishim PD te madhe dhe tani rrezikojme qe PD kthehet ne nje parti kingmaker. Kjo eshte trishtuese. Largoji servilet dhe ata qe te mbajne si nje Kristal se mos thyhesh dhe dil me afer njerezve qe te thone te verteten qofte dhe e hidhur. PD eshte krijuar dhe duhet te mbetet parti e njerezve te lire, e studenteve dhe intelektualeve qe kane dinjitet dhe respekt per veten jo parti servilash dhe dredharakesh.
Ishim mire vjet se dolem te mbronim nje ceshtje qytetare, mos betonimin e parkut te liqenit dhe parkut rinia. U deklarua qe nuk do i leme, qe do i ndalojme, etj por pastaj u harruan. Fituam pike kur e cuam ne KQZ per referendume lokale dhe kur KQZ e frikesuar dhe urdheruar nga PS-LSI i ndaloi. Te nisa sms ku te kerkoja qe duhet te dalim me strukturat te mbledhim firma neper banore nese duan te behet referendum per ndertimet e kullave tek parku i liqenit dhe parku rinia. Hic asnje pergjigje.
Si mendoni a ishte mire qe e lame t’u harronte apo do ishte me mire qe te organizonim strukturat tona te shkonin dere me dere te mblidhnin firma per nje kerkese referendare per mbrojtjen e mushkrive te qytetit dhe femijeve te tyre? Pasi te kish takuar cdo njeri dhe te kish mbledhur mbi 200,000 firma dhe qeveria prape te kundershtonte mbajtjen e referendumeve vendore per mushkrite e tyre do kishim te drejte te ngrinim gjithe qytetaret kundra qeverise qe refuzon fjalen tuaj direkte dhe gjate kesaj fushate strukturat tona neper lagje do mund t’i kujtonin qe “erdha njehere per mushkrite e tua por qeveria nuk lejoi referendum, tani po vij te na votosh neve qe te ruajme mushkrite e femijeve tane dhe t’i tregojme qefin arroganteve qe nuk lejuan te degjohet fjala jote”
Une besoj se do kishim reflektim te forte dhe qytetaret do percmonin kronikat e gatshme TV te Veliajt nese ne do i kishim treguar qarte qe ne ishim tek qytetaret, mblodhem firmat dhe qe qeveria dhe bashkia injorojne kushtetuten dhe detyrimin per te degjuar zerin e qytetareve vec per te perlare disa miliona me shume.
Ngritja e cadres mes bulevardit ishte nje vendim trim nga ana jote kryetar. Ajo qe eshte me e rendesishme eshte qe ishte vendim qe me pas u votua ne Kryesi dhe e miratuam me unanimitet. Keshtu qe edhe kur dolen 2-3 persona ne Maj qe thane se duhej te hiqej cadra ata mbeten te vetem pasi ishte vendim kolegjial. Pra pavaresisht nese vendimi ishte mire apo keq, ne momentin kur ka nje vendim kolegjial mbeshtetja per ty ishte 98%.
Ama cfare ndodhi ne cader kur u organizua takimi per mbetjet? As nuk u njoftua askush nga Departamenti i Mjedisit i PD jo me qe ne do duhej te ishim organizatoret e takimit dhe e morem vesh nga mediat. Kjo ishte e rende se percmon punen dhe dinjitetin e dhjetera intelektualeve, profesore, doktorante dhe aktiviste tanet te cilin vinin per te na mbeshtetur ne cader POR kur qenka puna per te folur per keto ceshtje PD nuk paska nevoje per ta por i zevendeson me persona te tjere sipas deshires se njerezve qe as nuk jane te zgjedhur dhe as nuk i lidh asgje me PD?
Ne te gjitha debatet TV personalitetet nga Departamenti yne i kane gozhduar me argumente kundershtaret tane politike aq saqe tani largohen dhe nuk pranojne me te vijne ne debate. Disa prej ketyre personaliteteve nuk jane fare anetare te PD, por vijne pse besuan qe Departamenti yne do ishte nje forum i mendimit qytetar, i njerezve te lire dhe te ndershem per ato ceshtje qe pastaj do jene qendrimi zyrtar I PD. Por kur u dashka organizuar takimi per mbetjet keta personalitete, perfshi zv. Rektore, ish Dekane, ish deputete, profesore dhe doktore shkencash qenkan te pavlefshem per ata servile qe te rrethuan?
Le te bejme disa pyetje te thjeshta:
1. A ishte kjo fushata e duhur kunder kundershtarit qe nuk kishte mbajtur asnje nga 41 premtimet e dhena ne 2013?
2. Ku pati ndonje spot TV apo fletepalosje zyrtare qe t’i kerkonte llogari dhe kujtonte shqiptaret per premtimet e pambajtura pra qe Edvin Rama eshte mashtrues?
3. A ka nevoje PD per keshillin kombetar? Nese po pse ka mbi 3 vjet qe nuk mblidhet ne kundershtim me statutin? Nese jo, eja e shkrijme si forum.
4. A ka nevoje PD per kryesine? Nese po pse nuk diskutohen temat e rendesishme ne kryesi?
5. A ka nevoje PD per departamentet apo jo? A do i respektojme dhe degjojme apo do i zevendesoni me personazhe qe levizin sipas interesave vetjake?
6. A eshte mire qe u hoqen te gjitha postet e punes te drejtuesve te Departamenteve nga selia e PD? Te gjithe ne kemi zyra dhe disa vende pune, por prape perpiqeshim te vinim 1 ore ne seli te sillnim intelektuale dhe media ne nje mjedis model pune. U hoqen postet e punes dhe dosjet qe kishim pergatitur. Dhe pastaj cuditen ndonjeri ketu pse ne seline e PD nuk gumezhijne njerez.
Egoja shkoi pertej arsyes. A ishte Lista Basha apo Lista e PD? Jemi gjendur keq ne fushate me qytetaret qe te pyesnin edhe me qesendi.
Lista personale nuk te forcon si lider por thjesht tregon tendence per diktat. Por natyrisht te pergezoj qe hoqe nga lista ata deputete qe flirtuan me Edvinin. Qysh te nesermen e daljes se listes, shume anetare kryesie por edhe deputete te sotem me thane “kjo nuk eshte liste fituese, kjo eshte disfatiste por ishalla nuk eshte humbje e rende” Kjo doli humbje dermuese.
Na ka humbur busulla dhe duhet te ftillohemi. Duhet te kthehemi ne baze. Tek morali, tek parimet, tek sfidat, tek shoket dhe kolegjialiteti. Duhet te kthehemi tek rrenjet tona, tek dhjetori 90, tek “Freedom Works”, te shohim njeri-tjetrin ne sy. Duhet te talojme gjithe brezin idealist qe e filluam “E duam shqiperine si gjithe Evropa” dhe ti pyesim pa komplekse “Ku gabuam?” “Pse u ndame?”
Situata eshte e rende. Po vij nga Durresi ku edhe militantet tane qe deri para pak vitesh perballeshin me moral dhe nuk donin t’ia dinin per bandat e pushtetit, sot kane humbur besimin. Duhet rifituar besimi. Kjo fillon nga ty kryetar.
Humbja derrmuese kerkonte nje qendrim me burre shteti. Iku tani por duhet reflektuar. Se pari fare te sugjeroj te fillosh duke denuar publikisht ata persona qe shfaqen ne video duke votuar disa here per kryetar te PD. Kjo qe te kemi moral me pas te ballafaqohemi me qeverine qe vjedh, korrupton, blen votat, kercenon me pushime nga puna, etj.
Cfare po bejme pas zgjedhjeve? Duket sikur me shume opozite po ben LSI sesa ne, ndonese LSI eshte pjese e korrupsionit galopant te kesaj qeveria qe nuk mbajti absolutisht asnje premtim por vec vodhi dhe pastaj perdori para te vjedhura dhe droge per te blere zgjedhjet.
Gjate muajit te fundit kam nisur 4 koncept-ide per 4 konferenca shtypi tek z. Lesi. Asnje pergjigje. U mbyten plot 30 njerez kete sezon turistik. Plasen portalet dhe facebook i shume prej nesh por asnje reagim zyrtar nga PD.
Djegia e pyjeve per hapje parcela droge mori permasa apokaliptike. U be fotolajm edhe per CNN, por per fat te keq jo per PD.
A nuk duhet permiresuar aksesi mediatik dhe caktuar me mire konferencat per shtyp?
Une do vijoj te flas dhe jem aktiv ne facebook per ceshtjet qe mbuloj dhe kane ndjeshmeri publike, por sugjeroj qe edhe PD te jete me afer.
Se fundmi kam 6 keshilla per ty o kryetar per ate qe mendoj se te ben mire ty, por edhe PD per ringritje, bashkim dhe reflekim. (keshillat miqesore mendoj qe nuk ka pse perbejne interes publik)

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*