Ja njerëzit e shtetit që i shtuan aeroportin pilotit italian të drogës

E kishim dhënë me qera tokën – deklaruan pronarët e “aeroportit” të Ishmit ku ra ai avioni pardje. S’diskutohet që, sipas ligjit, veprimet i kanë kryer para noterit, kanë paguar detyrimet për shtetin dhe janë plotësisht të identifikuar, pasi çdo veprim i tikkë bëhet në prani të personave dhe me dokumenta identifikimi…..apo jo?

Deri para dy javësh qeraxhinjtë kishin bërë punime sheshimi të një hapsire të konsiderueshme toke, për të cilën paskëshin thënë se do ta bëjnë pistë garash me kuaj. Kujto pak atë të shkretin që i vdiqën dy kalamajtë në aksident me makinë kur po shkonin ta takonin në burg të Rogozhinës. Ishte dënuar se po rregullonte pa leje çatinë e shtëpisë së vet.

Pra këta që punonin lirshëm , me makineri të rënda, kishin marrë leje….apo jo?

Në rast se nuk kishin leje dhe punonin, dmth administratori i njësisë vendore dhe punonjësi i policisë ….nuk kanë vepruar dhe duhen dënuar….apo jo?

Apo këta kanë raportuar vepruar po nuk i ka lënë njeri? Dikush nga pushteti duhet të përgjigjet penalisht….apo jo?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*