Ja pse këta të dy në foto godasin ish ambasadorin Genc Muça.EDITORIAL

Janë më të poshtër se etërit këta çunat e Kristaq Ramës dhe Sul Bushatit. Ligësia dhe intriga ua kalon edhe etërve. Shembulli?

Në një portal të agjitpropit rilindas dje ka dalë një akuzë kundër një ish ambasadori të republikës së Shqipërisë. Deri këtu – shkëlqyeshëm! Na tregon se ky ish ambasador ka një diplomë fals dhe se po proçedohet penalisht se nuk ka shënuar në formularin dekriminalizimit se ka qenë i dënuar. Oooo! Ta djegim qenin! Aq më tepër që nja 3 – 4 herë në shkrim përmendet se …e ka emëruar ambasador Berisha…..

….por Ditmiri, porositësi i shkrimit, nuk ka qenë aq i kujdesshëm kur i ka shpëtuar inati se pse ky ish ambasador është burim i pakontrolluar informacioni prej rilindjes dhe pikë e rëndësishme referimi për ndërkombëtarët. Gylenizmi në ministrinë tonë të Jashtme dhe administratë dalë në mediat ndërkombëtare, disa raporte jo fort të ëmbla për rilindjen, përmendur në faqen agjitprop të rilindjes, zbulojnë dorën e çiftit Bushati & Rama.

Pse “i bie në qafë” çunit të Sul Bushatit dhe atij të Kristaq Ramës?

Së pari, sepse Genc Muçën e hoqën nga ambasador në mes të mandatit, edhe pse kryeministri turk Binali Yildirim, një batute pa kripë të Ramës që i bëri kompliment ambasadorit të Turqisë duke i kërkuar Yildirimit t’i zgjaste mandatin, ky i fundit iu përgjigj se do të kishte bërë mirë t’i gjaste mandatin ambasadorit Muçaj. Mirë. Ndodh që hiqen ambasadorë….por atë e lanë PA PUNË!

Falë aftësive, karierës, aktivitetit, lidhjeve edhe personale në kanceleritë e botës, sidomos në SHBA (është mik i familjes Aizenhauer) ish ambasadori fitoi një vend edhe më të nderuar, duke u bërë drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërprerja e mandatit dhe lënia pa punë do të quhej një lapsus, nëse menjëherë Departamenti i Administratës Publike, NË VARTËSI TË KRYEMINISTRIT, nuk do të kish çuar, absolutisht të parin, “për verifikim” në Prokurori, deklarimin e Muçës kërkuar nga ligji për Dekriminalizimin.

Mirë, dikush do të jetë i pari dhe i qëlloi Gencit. Por si ka mundësi që ky material, që është sekret hetimi, na del “nga një burim” për agjitpropin e rilindjes? O e ka nxjerrë Prokuroria ose çunat e bllokut që sot kanë rindezur luftën e klasave nën logon “rilindja”. Kush ka interes, e gjen dot?

Sot, drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë në Kuvendin e Shqipërisë është figurë e piketuar për t’u ngrënë në fushën e shahut të politikës pikërisht për shkak të integritetit, rëndësisë dhe lidhjeve zyrtare dhe personale që ka jashtë vendit. Një pjesë e mirë e atyre që marrin raportet e sukseseve nga Ditmiri, pyesin si burim alternativ të besueshëm edhe Genc Muçajn. Kjo është aryeja madhore se përse çunat e rilindjes kanë mobilizuar çdo mjet: që nga shpërdorimi i ligjit për inkriminim të dyshimtë, të përdorimi i faqeve online të agjitpropit për të shpërndarë gënjeshtra e shpifje, si ajo gjigandja se …ka diplomë fals! Një diplomë e marrë NË SHTET, në vitin 1997, nga i biri i një të pushkatuari gjatë diktaturës…fals? Do ta kishin marrë zvarrë, siç e kanë zakon të kuqtë, po të qe një grimë e vërtetë.

Meqë ra fjala: GËZUAR 8 dhjetorin sot, DITËN E RINISË, se si ditë të përmbysjes së komunizmit nuk e feston kush, SE AI KA RILINDUR!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Ditmiri ka pasur shume here njoftime debimi nga SHBA. Ishte me vize studenti dhe e kishte thyer, kane nderhyre disa nga ato qe babai i tij Sula i quante armiq sepse ishin arratisur nga Shqiperia per ta mbajtur e te mos e debuar me police.

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*