Ja pse Rama sulmon portalet! Nga Armir SHKURTI

Kjo fushatë për president të SHBA ndër të tjera ishte humbje për mediat konvencionale. Të guxoje vjet, qoftë edhe në një tavolinë rakije e të thoje se “CNN nuk i ka të sakta sondazhet”, se filan gazetë a fistek televizion fsheh lajme do të ta vinte me domate pijaneci më i lodhur i lokalit.

Por sot këtë e thonë me bindje të gjithë. Amerikanët të parët. Muaj me rradhë Trump dilte humbës në sondazhet e shumicës së medias së quajtur serioze amerikane. Ndërkohë që ekziston edhe një tjetër realitet, ai që quhet “virtual” por që në fakt qe më i sakti dhe më i besueshmi. Në mëngjes, teksa “të mëdhenjtë” freskonin me përtaci të dhënat, këtu, online, rezultati mbërriti në kohë reale.

Analistët sot në studion e CNN pranuan se Trump kapi trendin. Kuptoi se media sociale dhe video online ishin kaoha dhe me to e bëri fushatën.

PSE?

Sepse mediat konvencionale ia del t’i kontrollosh, socialet jo. Kur kjo gjë u kthye në problem në SHBA, imagjino tek ne. Sot media është e kapur nga oligarkia. Një dorë opinionbërësish ambulantë që qarkullojnë të kollarisur nga një studio te tjetra, ndihmojnë pushtetin e rilindjes të lajë trurin e shqiptarëve. Pjesën tjetër e mbulon Rama vetë, bashkë me të tijët, me dale të stërgjatura live.

Ndërsa opinioni i vërtetë qarkullon në mediat online dhe rrjete sociale. Prandaj – edhe me ndihmën e grupit “soros” brenda opozitës- porositen ligje si ai për kontrollin e këtyre mediave.

Është koha e online dhe mos e lini t’ju ikë! Është beteja mes propagandës në mediat e kontrolluara dhe demokracisë dhe lirisë së shprehjes në internet.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*