Jemi me Ramën për bashkimin me Kosovën. nga Flamur TAJARI

Bashkim me Kosovën është opsion na thotë Rama? Atëhere oburra!

Pak ditë më parë kryeministri i vendit na deklaroi se nëse BE zbeh shpresat për anëtarësimin tonë atje, bashkimi me Kosovën është projekt i mundshëm. Po nëse ka edhe një fije mundësi, pale projekt, një shumicë dërrmuese shqiptarësh janë gati për ta ndjekur. Qoftë edhe me sakrifica. Ne e kemi edhe në preambulën e Kushtetutës (nëse nuk e kanë hequr me këto përditësimet e fundit ) bashkimin kombëtar.

Në 27 vitet e fundit, a priori, politika ka thënë se 97% e shqiptarëve janë pro integrimit në BE. Ama mes BE dhe bashkimit me Kosovën, natyrisht që interesi kombëtar është ky i dyti.

Nëse Edi Rama e ka si plan B, apo më keq akoma, si shantazh ndaj europianëve këtë punën e Kosovës, ka në këtë vend forca që mund ta përfaqësojnë seriozisht këtë kauzë dhe madje edhe ta venë në jetë. Derisa projekti ekziston, jemi në kohë për një zgjedhje patriotike: Bashkim kombëtar e më tej (apo paralel) integrim në BE.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*