Jo nenit 449 që amniston politikanët kriminelë! Çohuni shqiptarë! Nga Fatmir HOXHA*

Në një vend ku kanë vrarë veten në burg qytetarë të dënuar për faturat e dritave nuk mund të falen politikanët që kanë kryer vepra penale.

Në një mbledhje të posaçme kryesia e PDM -e re vendosi ta kundërshtojë me çdo mjet, përfshi edhe revoltë popullore si ajo e Rumanisë, miratimin e nenit 449. Nuk mund të ketë kuptim Ligji i Dekriminalizimit dhe Vettingu nëse politikanët i veshin këtë lloj imuniteti kriminal vetvetes.

Partia e të Drejtave të Mohuara e re i bën thirrje në rradhë të parë aleatit në opozitë Lulzim Basha dhe Partisë Demokratike të mbajnë qëndrimin e tyre politik. Njëkohësisht e njejta thirrje vlen për çdo forcë politike e aktor civil.

Kujtojmë se një amnisti të ngjashme forcat politike i kanë bërë vetes në vitin 1997, pasi e çuan vendin në luftë civile. Ajo dosje u mbyll me miratimin e të gjithëve, pavarësisht qindra të vrarëve, të plagosurve dhe dëmeve të pallogaritshme ekonomik, shoqërore e politike.

Nëse kjo klasë politike vazhdon e hesht dhe është në marrëveshje mes vetes për të dalë e larë edhe kur i ka duart e përlyera, ne jemi në aleancë me gjithë ata shqiptarë që duan një Shqipëri tjetër e politikë ndryshe.

*Fatmir HOXHA- kryetar i Partisë së të Drejtave të Mohuara – e re.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*