Ju lutem, na zhgënjeni kolegë! Nga Fatbardh Kadilli

Lista e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit ka qenë më e dabatuara. Eshtë komentuar negativisht nga analistë e politikanë nga jashtë. Eshtë kritikuar me zë e nën zë nga brenda. Edhe më keq, është sulmuar nga brenda si klienteliste, si e paplotë jo përfaqsuese, jo logjike, jo fituese. Vështirë të gjesh një listë që të jetë goditur kaq shumë.

Gjithësesi, ajo ishte lista që Basha zgjodhi dhe e shpalli me krenari si “të menduar”, pra jo të çastit të fundit. Hyj tek ata që e di që nuk është e çastit të fundit, ndonëse në çastin e fundit ka pasur lëvizje të sforcuara që edhe Basha sot i sheh me dëshpërimin e pamundësisë të ndreqjes.

Sidoqoftë, lista kishte logjiken e vet dhe, përkundër çdo kritike, ajo është një nga format konkrete të projektit Basha për PD dhe politikën.

Ndonëse u godit si joelektorale, në përbërje të saj kishte kandidatë me zotësi elektorale të testuara më parë. Edhe ata që krenoheshin deri në bezdi me sukseset e dikurshme elektorale rezultuan dështim. Por, rezultati nuk ishte faj i kandidatëve. E kam provuar vetë. Kur erërat ishin të mira në Pogradec isha protagonist i rezultatit më të mirë historik për PD. Kur erërat ishin kundër isha pjesë e fundosjes së vitit 2013, ndonëse, kësaj rradhe gjerët shkuan edhe më keq.

Në listë kishte një risi, promovim i individëve që më shumë se aktivizëm politik ishin të njohur për protagonizëm qytetar. Edhe këta, nuk dhanë atë efekt që priste Basha. Në listë kishte shumë të rinj. Më shumë se gjysma e zonës fituese, rreth 60 përqind ishin për herë të parë në garëe. Vinin nga aktivitet të mëparshme kryesisht administrativ dhe më pak politik. Disa i pashë të dorëzuar përball agresivitetit të fushatës së kundërshtarit.

Sidoqofte, ujqër të vjetër, zanatcinj fushate, rishtarë, apo qyyetarë ata nuk mund të gjykohen as pse ishin në listë, as për renditjen dhe as për rezultatin. Një okë e 5, a një oke pa pesë ketë do kishin bërë edhe të tjerë që munguan në listën e PD-së. Shkaqet qendrojnë gjetkë dhe jo tek kandidatët individualisht.
Por, nëqoftëse ata nuk janë individualisht përgjegjës për asgjë deri më sot, ata janë përgjegjës që nga sot.

Në rrudhjen e madhe që pësoj opozita nën trysninë e kundërshtarit politik dhe paremadh, ata, deputetët e rinj janë të vetmit që kanë një trofe. Kanë tribunën e parlamentit. Sot e tutje, ata duhet të tregojnë se vlejnë. Duhet të tregojnë se qenja e tyre atje është një mundësi që e shfrytëzuan. Grupi i PD ështëe i vogël, por ka në përbërje çdo karakter politik që i duhet.

Ka autoritete të politikës shqiptare që kanë drejtuar partinë dhe që kanë përvojë qeveritare. Ka në përbërje profesionistë me autoritet në politikat publike të fushës. Grupi i juristëve, i njohësve të arsimit dhe të shëndetësisë janë shumë konkurues dhe me autoritet të pranuar. Ka ekonomistë e financier me kualitet si Mima qe dominojnë me argument dhe integritet e tyre. Ka dhe rishtarë ambiciozë dhe persona që kanë grintën e duhur për të ndezur debatin politik me pasion dhe zemër. Ne fakt, fjala grintë është një huazim nga italishtja dhe ka të njëjtën rrënjë me fjalën grindje në shqip, por nuk na duhet kuptimi në shqip, na duhet ai në gjuhën europiane.

Opozita i ka njerëzit mjaftushëm. Ka dhe kauzat e medha të shqiptarëve. Në këtë legjislaturë opozita ka edhe Kryetarin e saj në Kuvend, i cili ka mundësinë ta dirigjojë orkestrën e të zgjedhurve te vet për të kumbuar në atë sallë sinfonia opozitare me tone si Heroikja e Bethovenit. Ai i ka menduar me kohë partet e secilit. Tani mbetet që pas premierës se betimit të dëgjojmë opoziten. Të dëgjojmë deputetët e njohur dhe sidomos ata me përvojë. Ata të paragjykuarit. Tek ata jane sytë e çdo demokrati.

Tek ata janë sytë e çdo kritiku, çdo të pakënaquri, siç edhe jane sytë e çdo demokrati dhe sytë e çdo votuesi që edhe në momentet më të dobta nuk e braktisën PD por dhanë votën për misionin e saj të lartë historik. Tani është në dorën e tyre të profilizojnë opozitën.

Ndaj, kolegë deputet, sot nuk kam asnjë paragjykim për asnjërin nga ju. Sot nuk kam asnjë këshillë për askënd. Sot kam vetëm një lutje për ju. Kushdo që më njeh nga afër e di që vetëdija ime politike është jo vetëm e konsoliduar por edhe në harmoni me personalitetin tim.

Asnjëherë nuk më shqetëson suksesi i dikujt, përkundrazi më gëzon. Ndaj, sot kam vetëm një lutje për të gjithë ju – na zhgënjeni pozitivisht kolegë deputet. Bëjeni tuajën. Beni opozitë. Bëni politikë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*