Ju tregojmë pse u bëmë ne në Shqipëri me Donald Trump në fushatën për President të SHBA

Pas euforisë sonë, domethënë të atyre shqiptarëve që janë gati ta shporrin me çdo mjet (demokratik) Edi Ramës, vetvetiu lindi pyetja:

– Pse gëzoni kaq shumë ju për fitoren e Donald Trump? A besoni ju se zoti Trump e ka në fokus Shqipërinë tonë provinciale?

Pyetjet për këtë çështje si kur vijnë me spec, si kur janë të dlira, janë shumë të mira dhe duan sqarim.

Klonët e spekulantit Xhorxh Soros në Shqipëri ngacmuan ndjenjat e burrërisë, atdhetarisë dhe mirënjohjes së shqiptarit të mirë duke i thënë se “Klintonët çliruan Kosovën dhe nuk jemi bukshkalë që t’i dalim kundër. Ky Trump qenka me Serbët moreeee! Booo , ça rrezikuuuu!!!”.

Koha provoi se zonja Klinton ishte një marionetë e rëndomtë në duart e manjatit Soros. Për një vend si ne, çiflik të spekulantit Xhorxh, me qehaja Edi Ramën e brigadierët e tjerë të të njejtit sekt, fitorja e zonjës Klinton s’do të qe tjetër veç hipotekim i kësaj pronësie.

Nga ana tjetër qëndronte një miliarder i guximshëm, me ide të frikshme për shumëkënd, por të shumëpritura për amerikanët votues. Beteja e tij po orientohej përherë e më shumë ndaj një armiku edhe personal; Xhorxh Soros. Armiku i armikut tim është miku im – thonë arabët. Duket naive, sempliste, por në rastin tonë qe e vetmja zgjedhje.

Zari i Sorosit në Shqipëri u bë një ndër 5 kryeministrat kukulla që me porosi të padronit dolën në CNN dhe shpalosën panikun e madh që paskësh mbërthyer botën në rast të një fitoreje të Donald Trump. Përdorja e Ramës dhe prononcimi me aq zell i një çerri (për nga pesha politike…dhe jo vetëm) për ne qe shpresa tjetër e madhe, duke mbajtur parasysh se vet presidenti tashmë i zgjedhur ka deklaruar se ka inat të hidhur e po iu qep kundërshtarit nuk i ndahet deri në pikën e fundit.

Ndoshta nuk është nevoja që Trump të merret drejtpërdrejt me Edin tonë. Mjafton t’i sistemojë “babin”, Sorosin dhe i bien puplat vetë gjelit tonë. Xhanëm, po pati nge e merret edhe vetë, thjesht për ta bërë shembull e për të treguar se atë që ka shkruar në libër për hakmarrjen personale s’e ka thjesht llafe, është i mirëpritur. Por edhe kaq, “sistemimi” i plakushit miliarder aty në SHBA është çlirim i madh. Ky mbetet principi i një mbështetjeje të madhe të një grupimi shqiptar këtu në Shqipëri ndaj kandidatit Amerikan për President Donald Trump dhe më tej, mënyra e të bërit fushatë dhe platforma e riformatimit të SHBA sipas traditave të këtij vendi dhe rikthimi fuqishëm në rolin e natyrshëm në botë, janë bazat e përkrahjes sonë në vijim.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*