“KARMA IS A BITCH” Nga Avokati Altin Goxhaj

Me behet shume qejfi qe deputetit te PD Eduard Halimit i jane hapur probleme idiote me formularin e dekriminalizimit per punen e nje germe ne emer! Formular me idiot se ai i dekriminalizimit nuk ka! Por kontribut ne hartimin e ketij formulari idiot ka dhe vete Eduard Halimi i PDse!
Nje formular me pergjegjesi te tille i pashoqeruar me nje “shpjegues ligjor te qarte” per cdo pyetje, me pyetje te pandara apo te ndara pa lidhje dhe pa kuptim, ku ne nje pjese pyetja thote a je denuar dhe pa u kuptuar nese pyetja vazhdon zgjatet apo ka mbaruar duke te futur ne nje kuptim krejt te ri me vazhdimin apo hapjen e nje pyetje te re, kane bere lemsh dynjane duke shkaterruar qellimin e vertete te dekriminalizimit dhe verifikimin real!!
Nje miku im intelektual dhe administrator i klasit te pare kaloi nje kalvar te papare ne prokurori dhe gjykata deri sa fitoi gjyqin penal ku prokuroria e akuzonin per falsifikim nderkohe qe ishte thjesht nje germe e ngaterruar nga gjendja civile ne emer dhe kishte paqartesi ne pergjigjen e nje pyetjeje nese vazhdonte apo perfundonte me tej ne nje kuptim krejt te ri! Ai hengri dynjane me muaj e muaj pa fund per faj te nje formulari idiot qe u pergatit nga nje grup juristesh perfshi edhe Eduard Halimin dhe njerezit e zgjedhur prej tij direkt!
Asnje shpjegim apo orientim ne formular mbi germat e emrit dhe as strukture germezimi (me kuadrate te personalizuar per cdo germe) ne formular nderkohe qe germat i kane futur ne pergjegjesi penale!!! Asnje orientim per germat mbi regjistrimet ne gjendjen civile apo deftesat shkollore!!!
Tashme plot rob pa asnje lidhje me krimin jane futur ne telashe kriminalizimi te ri per nje cope germe te emrit apo mbiemrit dhe keto pune per fat te keq zgjidhen vetem neper gjykata penale perballe prokuroreve qe po rrisin fitimet prej formulareve idiote ku Eduard Halimi ka pergjegjesine e vet! Dhe jo vetem ai por te gjithe ata qe u moren teknikisht me dekriminalizimin qe e bene si lopa: e dhjene me formularin!!!
Dhe kur meson ne lajme se Eduard Halimit i kane dale probleme me nje germe ne emer te formulari idiot perkates te vjen nje buzeqeshje e lehte 🙂

Sepse “KARMA IS A BITCH

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*