“Karrota” e legalizimeve. Ndau të tjera sot Rama. Nga prof. Koli NOZI

Po ai film i parë. Edi Rama që mban një fjalim formal para një salle të mbushur me shqiptarë që kanë ndërtuar pa leje dhe që kanë vite që presin t’u legalizohet. Mbaron fjalimi? Regjisori ndryshon dekorin dhe konceptin, duke e shndërruar në një komedi ku spektatori është edhe aktor. Moderatori (Edi Rama në këtë rast) i thërret me emra dhe fillon e bën gallatë me të. Me njërin për qeleshen, me tjetrin për formën e kokës, me tjetrin për të ecmen. Qeshin të gjithë, i thonë derrit dajë sa të marrin atë copën e letrës që ua ka prurë shpirtin në majë të hundës…

Që nga zgjedhjet e vjetshme ky show vulgar ishte ndërprerë. Natyrisht, edhe më i pavëmendshmi e dinte se do të riniste me fushatën e 2017-ës. Stand up comedy e Ramës na tregon se tashmë ka nisur. Na tregon edhe se Rama e ka me shumë seriozitet e ankth mandatin e dytë. Nuk po le mangut asgjë. Kuptohet, nuk është rreziku i PD – së. Për këtë as që bëhet fjalë. I gjithë halli është tek LSI – a.

Prandaj Edi Ramës i duhen sa më shumë vota për vete e jo për koalicionin. Prandaj katundarëve e qytetarëve ua jep letrat e legalizimeve në dorë, prandaj ka hapur thesin e shpërblimeve, rritjeve të rrogave, amnistive… UNË! I BËRA UNË dhe jo “i vogli”, siç e quajti pak ditë më parë aleatin e LSI.

Se një koalicion tjetër me LSI -në, pa një shumicë prej mbi 70 deputetësh për Edi Ramën do të thotë pamundësi për ta çuar në fund totalitarizmin e nisur. Jo se LSI ka parime të tjera. Por se do pjesën, dhe kjo e bezdis, madje pengon fort Edi Ramën. Një pushtet i vetëm, pa ferra nëpër këmbë, është aspirata për 2017. Kjo karrota e legalizimeve me gomarin e dëshmon

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*