Katastrofa e atyre që rrojnë nga kazanët. Po i vret ligji i plehrave

Duke u marrë me parimin e importit apo jo të plehrave, me çështjet e ndikimit apo jo në mjedis të këtij biznesi,  por as e ka çarë njeri kokën për ata që jetojnë me plehra.

Pjesa më e mjerë e shqiptarëve e nxjerrin bukën kazanëve. I shohim përditë ata dhe qentë sa herë hedhim qeset me mbeturina. Afrohen dhe kërkojnë bukë. Ca mbledhin plasmasin, ca metalet, ca edhe mbetjet ushqimore, për të shtyrë me ndonjë gjysmë domate të kalbur, një nga vaktet.

Me këtë ligj për mbetjet dhe aktet nënligjore që janë bërë gati, tani kazanët nuk kanë më plehra por “lëndë të parë dytësore”. Pra mall. Dhe duke qenë mall, ai ka kosto e vlerë, për rrjedhim edhe pronar.

Përditë ka qarje nga këta fukarenj (se ankesë nuk kanë se ku e bëjnë) për konfiskim nga policia bashkiake dhe ajo e rendit të biçikletave, karrocave e çdo mjet tjetër transporti. Pse po ndodh? Pikërisht për t’i çkurajuar që tani , që kur të nisë prej vërteti punën biznesi i plehrave, këta të jenë qërruar nga kazanët!

Sipas Edi Ramës, industria e riciklimit të mbetjeve do të gjenerojë për ekonominë e vendit të ardhura sa 1% e GDP – së. Mirë! Nëse janë kaq para, hajt se po e shtyjmë këtë punë. Po a nuk do të qe një nga kushtet që e gjithë kjo armatë të mjerësh që rrojnë me plehra, të punësohen aty, apo të gjendet një formë që të paktën aq sa marrin sot nga kazanët t’i marrin nesër në një formë tjetër?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*