Katundari nga Cakrani dhe karagjozi Edi Rama jashtë ERTV. SHËNIM

Nga përvoja dimë se kur Edi Rama nuk i ka punët në terezi, thërret në ndihmë karagjozllëkun. Kështu ndodhte kur dilte me çitjane e çorap lajle – lule për të tërhequr vëmendjen, kur thërrite me megafon në komisionin parlamentar apo ajo pallma “O doktoOoOOOoor!” nga tribuna e PS.

Por kohët kanë ndryshuar dhe po ashtu edhe allatet. Një gjë që bënte dobi atëhere nuk është se ngjit më sot. Ose mbase duhet të gjejë një formë tjetër karagjozllëku, jo si ajo e djeshmja kur shkoi në Cakran të ndante legalizimet dhe gjeti një fshatar që t’i bënte thirrje Bashës të ulej për dialog!

Natyrisht që është duke i përdorur me katundarë e me qytetarë, ç’i del para për këtë fushatë, por karagjozllëku me një gjynahqar si ai Shehaj i Cakranit, kalon çdo normë talljeje me këtë milet (që nuk është se ia bën edhe aq keq) dhe çdo limit karagjozllëku.

Rasti i atij fshatarit që u bë personazh dje nxjerr bythjashtë edhe katandisjen e mediave në këtë vend. Mirë që e bënë lajm dje, por sot e kthyen në protagonist politik. Vajtën e morën në intervistë fshatarin që kish ndërtuar pa leje dhe që mori letrën e legalizimit prej kryeministrit dhe i dhanë mundësitë të shpjegonte se me ç’qëllim fisnik kishte bërë atë thirrje për…kryetarin e opozitës!

Ta kish vazhduar ERTV këtë skeç të estradës së Ballshit, edhe i shkon deri diku si stil. Por të merren media që e mbajnë veten për serioze, ky është fundi vërtet i atyre që e mbajnë veten për mediat kryesore në vend.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*