Kauza e vërtetë e opozitës në AMA në vend të qyfyres me ndalimin e filmave të para ’90 -ës. SHËNIM

Na kishte dalë një djalë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, sektori i ankesave me një tezë: ” Të ndalohen filmat e komunizmit në ekranet shqiptare”! Interesant është fakti që ky djalosh, nga anonim u bë i famshëm brenda ditësh pikërisht prej kësaj thagme që ka çarë rrjetet sociale dhe vënë në punë rrjetet sociale.

Pa hyrë në këtë argument, kemi ne një sugjerim, meqënëse aty qenka vendosur nga opozita tek AMA dhe pikërisht tek ankesat. Prej shumë kohësh televizionet shqiptare kanë qenë të sinkronizuara kundër kandidatit për president Donald Trump. Por problem u bë pas zgjedhjes së Trump. Lajme nga më skandalozet kemi parë në televizione kombëtare e rajonale. Ditën kur presidenti i SHBA betohej, në ekranet shqiptare jepeshin variantet se kush do ta zëvendësonte …nëse i bënin atentat!

Më tej vazhduan përnatë: “Dështon Trump me …” “Skandal: Trump firmos ligjin kundër muslimanëve…” e të tjera nga ato që vet presidenti i SHBA i quan FAKE NEWS (lajme fals). Në vend që të merret me një çështje delikate , siç është arti, qoftë edhe në diktaturë, ky çun i emëruar nga opozita e ka një kauzë për të qenë, me fakte dhe dokumenta, për armiqësinë e televizioneve të sinkronizuar me qëndrimin e Edi Ramës kundër presidentit të SHBA.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*