Ke parë që s’ka më zjarre në pyll….A e di se përse?

Shumë pak zjarre ranë sivjet. Një në mal të Shëngjinit, një pak më tutje tek Rana e hedhun…kaq! Të kujtohet se verërat e tjera çahej ekrani me lajme të tipit “zjarr në malin filan” “digjet pylli fistek”?

Në çerek shekullin e fundit çdo verë kemi dëgjuar se Shqipëria digjet prej barinjve që pastrojnë kullotat dhe se shteti s’ka ç’u bën. Pas zjarrit të parë binte i dyti e me rradhë.

Sivjet kemi rënë rehat. Shyqyr pyjet, në këmbë të shtetit  i kontrollojnë kultivuesit e kanabisit. Duke qenë se kjo kulturë bujqësore mbillet në gjithë territorin e vendit , sidomos në pyje, askujt nuk ia mban të afrohet. Kështuqë sivjet , falë kontrollit të rreptë të territorit nga këta kultivues , zjarret në pyll kanë qenë pothuaj zero

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*