Këta, që e shitën Shqipërinë… Nga Fatmir HOXHA *

Baba Soros mesa duket po i le testamentin të birit dhe gjithë ushtarët duhet të bëjnë betimin para pronart të ri, Aleksit. Xhorxhi duket i lodhur e i plakur në foto. Djali entuziast. Ushtari i qetë, me dorën në supet e padronit.

Koha provoi se Edi Rama, ndër të tjera, është edhe një satrap i spekulantit globalist Xhorxh Soros. Dekreti i plehrave që kaloi sot na dëshmon edhe lidhjet e tjera dhe detyrimet që u ka padronëve të tjerë. Por le të qëndrojmë tek superfuqia Soros. Spekulanti ka ndërtuar një perandori ekonomike, me një pasuri sa 4 – 5 herë GDP e Shqipërisë. Me manovra, blerje e spekulime ai ia ka dalë të trondisë ekonomitë e disa vendeve, madje duke krijuar edhe trazira, tensione deri edhe  konflikte të armatosura.

Në Shqipëri Soros ia ka dalë të instalojë një rregjim kryekëput të tijin, me satrapin Edi Rama dhe zara të tjerë të kaluar të gjithë nga labiratori i fondacionit dhe fondeve të tij.

Rikonfirmimi i lidhjes Soros – Rama nuk është as surprizë dhe as çudi. Për çudi…nuk është çudi as mosreagimi i kryetarit të Partisë Demokratike.

 

Në atë që quhet “selia blu”, takimi i Edi Ramës me familjen Soros ka kaluar në heshtje të plotë. Aktivistë të njohur politikë kanë denoncuar me kohë edhe lidhjet e kryetarit Basha me spekulantin globalist. Por nga PD nuk ka patur asnjë reagim. Edhe kur ndonjë qëndrim ka qenë i detyrueshëm, kryetari e ka interpretuar si shfrytëzim prej Ramës dhe jo si interes i drejtpërdrejtë i Xhorxhit.

Mirë, ta zemë se ashtu është. A nuk qe dje dita për të mbajtur jë qëndrim, pikërisht për “shfrytëzimin” që kryeministri “po i bën” familjes së manjatit?

Sot për fat të keq Shqipëria nuk e ka problemin me qeverisjen e keqe, por me opozitën e keqe. Sot Partia Demokratike ka një axhendë “romantike”. Dua të them, të shkëputur krejt nga realiteti dhe nga problemet e elektoratit që përfaqëson. Nuk janë keq as reforma në drejtësi e as ajo zgjedhore, por më parë nga të gjitha janë importi i plehrave, rrënimi katastrofal i ekonomisë, kriza e besimit në rritje, fryma e largimit masiv nga vendi e të tjera. Këto e të tjera janë shkaktuar nga keqqeverisja e këtij satrapi të Sorosit, por as përmenden dhe as nuk përfaqësohen si kauzë.

E kam thënë edhe më herët: Sot atdheu është në rrezik. Establishmenti Soros dhe mafia rajonale kanë në dorë çdo qelizë të pushtetit, mediave, mendimit qytetar, lëvizjeve politike, ekonomisë, drejtësisë. O sot o kurrë është koha për riorganizimin e një opozite të re, të djathtë, me ideologji kombëtare, për t’i kthyer Shqipërinë shqiptarëve. Në SHBA Trump me Make America Great Again fitoi zgjedhjet. Në Gjermani ekstremi i djathtë mori një rezultat të paparë në zgjedhjet e së dielën. Tek ne , ku nga komunizmi kaluam tek bijtë e komunizmit në pushtet, ndezja e së djathtës është detyrë dhe doemosdoshmëri..

Fatmir HOXHA* – Kryetar i Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*