Kjo qeveri e Edi Ramës, të bën vrasës me …pahir Jakup B. GJOÇA

Fshatarit nga fshati Ndroq i Tiranës, qeveria e Rilindjes Socialiste i heq Kempin, edhe pse fshatari është I operuar nga tumori në kokë. Veç kësaj ndihmeje ekonomike, fshatari nuk ka të ardhur tjetër ekonomike, për të ndihmuar familjen. Mundësitë fizike I ka të kufizuara, edhe pse është në mesmoshë. Në një moment, në zënkë e sipër në familje, depresioni I errëson logjikën fshatarit, dhe I “armatos” dorën në sherr e sipër kundër bashkëshortes, të cilën e qëllon, duke e vrarë atë dhe plagosur edhe kunatën. Ai fshatar, dikur, edhe pas operacionit nga tumori, me karakter të qetë, dje u bë vrasës I bashkëshortes së vet. Vrau familjen e vet. Depresioni shpirtëror, I shkaktuar nga varfëria, depresioni shpirtëror I ushqyer nga PADREJTËSIA Sociale edhe e qeverisë “Rama”, e cila I ndërpret fshatarit ndihmesën ekonomike të Kempit e bën fshatarin e qetë një vrasës në familje.

Dy të rinj, 16 dhe 18  vjeçari nga fshati I Krujës braktisin shkollën dhe detyrohen të punojnë në biznesin e Hashashit, për të “fituar” bukën e gojës të familjes, sepse kjo qeveri e Rilindjes Socialiste u ka vrarë të ardhmen, u ka shuajtur çdo shpresë për të jetuar NDERSHMËRISHT, për të mësuar në Shqipëri.

Kur I riu 16, 17, 18 vjeçar, për të ushqyer familjen me bukën e gojës, pëpiqet që të punojë në “biznesin” e Hashashit, kjo DRAMË, është epilogu I vdekjes të së sotmes të këtij populli.

Dhe regjia e kësaj DRAME është keqqeverisja e Rilindjes Socialiste për popullin e mjerë.

Ironia  e vrasjes së djeshme në familje në Ndoq, është se kryeministri Edi Rama këto ditët e fundit, po zhvillon nëpër Shqipëri, fushë më fushë e stallë më stallë, takime me fshatarë e blegtorë, kur ndërkohë, ai vetë, si kryeministër, u ndërpret kempin edhe fshatarëve të operuar nga tumori në kokë.

1 milionë kilometra kanalizime u premtoi fshatarëve dje, kryeministri Edi Rama, kur ndërkohë qeveria e tij ndërpret edhe kempin e fshatarit të operuar nga tumori në kokë.

Me shumë gënjeshtra, me shumë premtime, gjithë hipokrizi janë  MBARSUR “monologjet” e fjalimeve të kryeministrit Edi Rama me fshatarët, por kush mund të shpjegojë fëmijët e asaj nënë që u vra nga plumbat e babait të këtyre fëmijëve, përse kryeministri Rama I ndërpreu  babait, të operuarit nga tumori në kokë, KEMPIN?

Gjykatësi, paskëtaj, do të dënojë, sipas Kodit Penal, bashkëshortin me akuzën e vrasjes me paramendim.

Ndërkohë, që bashkëshorti vrasës I gruas, tani është në burg, edhe pse me tumor në kokë,

Kryeministri Edi Rama shoqëron nëpër Shqipëri koncensionarin e landfilit të Sharrës, I cili vrau Arditin 17 vjeçar.

Po kryeministrin Rama, kush do ta dënojë, që si kryeministër, I ndërpreu fshatarit KEMPIN, edhe pse është I operuar nga tumori në kokë?

Ndoshta “vrasësi” I bashkëshortes, nuk do të ketë kohë biologjik


e që të vuajë dënimin penal, sepse ai është “I dënuar” nga tumori, të jetojë edhe pak kohë.

Po kryeministri Edi Rama, sa kohë akoma do të qeverisë,  kur, ndërkohë, u  ndërpret të gjithë invalidëve, KEMPIN?

A do të guxojë ndonjë prokuror I Gjyqësorit të reformuar nga kryeministri Rama, të arrestojë dhe hetojë koncensionarin e landfilit të Sharrës për vrasjen e Arditit 17 vjeçar?

A do ta gjykojë ndonjë gjyqtar kryeministrin Edi Rama, për imunitetin politik dhe penal që I jep koncensionarit të landfilit të Sharrës, për vrasjen e Arditit 17 vjeçar?

Asnjë prokuror I Gjyqësorit të reformuar nga kryeministri Rama, nuk guxoi as të hetojë AKUZAT për deputetin socialist, që ka përfituar 75 % të të gjithë tenderave në bashkinë e Peshkopisë.

Asnjë prokuror I Gjyqësorit të reformuar nga Kryeministri Rama, nuk guxoi që të hetojë FAKTET përse ish biznesi I ministrit socialist të Shëndetësisë ka përfituar 30 tendera të ministrisë së Shëndetësisë në 2 vjet?

Asnjë gjyqtar I Gjyqësorit të reformuar nga kryeministri Rama, nuk e gjykoi deputetin socialist Vladimir Kosta, edhe pse ky pranoi publikisht, që ka financuar me miliona lekë të biznesit të tij, Partisë Socialiste me urdhër të kryetarit të PS, Edi Rama!!!

Por, kjo qeveri e Rilindjes Socialiste, që ndoshta fitoi zgjedhjet e 2013 me financimet e bizmenmenëve deputetë socialistë, si Vladimir Kosta e të tjerë,  tani nuk ka asnjë fond nga Buxheti I Shtetit, që të paguajë kempin e fshtarit nga Ndroqi, I operuar nga tumori në kokë.

Kjo qeveri e kryeministrit Edi Rama, qytetarin e bën vrasës me …pahir, kur I ndërpret çdo ndihmesë sociale dhe ekonomike.

Kjo qeveri e kryeministrit Edi Rama, deputetin dhe ministrin e saj e bën miliarder, duke I dhënë APRIORI të gjitha koncensionet dhe tenderat publike.

Përse e bëmë reformën në drejtësi?

Që të dënojmë  si vrasës qytetarin që bën vrasës qeveria e Rilindjes Socialiste, ngaqë I ndërpret çdo ndihmesë sociale?

Që të mbrojë nga Kodi Penal, të gjitha krimet e deputetëve dhe ministrave, edhe kur ata vrasin 17 vjeçar me koncensionet publike dhe, paskëtaj, financojnë me miliona lekë, euro, dollarë Partinë dhe paskëtaj Partia-Qeveri u jep shpërblim të gjitha tenderat publike?

Si ngushëllim, fëmijëve të asaj nëne, që u vra dje në Ndoq nga plumbat e bashkëshorit, do t’u thosha këto fjalë: Familjen tuaj jua vrau kohë më parë KEQQEVERISJA e kryeministrit Rama, kur u ndërpreu KEMPIN e babait tuaj!!!

Të gjithë të tjerët, paskëtaj,  fëmijët, babai, nëna, janë pasoja dhe viktima të krimit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*