Kllounët e rilindjes tallin menderen në Kolonjë. Tahiri, Gjiknuri e Peleshi premtojnë pa turp

Këta batakçinjtë e rilindjes nuk e kanë patur për turp të shkelin Kodin Penal të Shqipërisë i cili thotë:

Neni 328

Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve

(Ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 50)

Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet. Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve të tjera kundrejt kryerjes së veprimeve të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë.

Në faqen zyrtare të Partisë Socialiste mësohet se në një takim elektoral në Leskovik, në krah të Niko Peleshit, atij që e ka jetë a vdekje fitoren e Bashkisë, ishte edhe Saimir Tahiri dhe Damjan Gjiknuri.

Damjani na ka premtuar se, me fitoren e kandidatit të tyre, do fillojë puna për nënstacionin e Leskovikut dhe do zgjidhet problemi i dritave! Ja origjinali nga faqja e PS:

Që me fitoren e doktorit – që jam i sigurt, sepse kjo çështje është e mbyllur – vitin tjetër ne do të fillojmë, pra që tani, të fusim këtë projekt për ta bërë të mundur fillimin e punimit të nënstacionit të Leskovikut; dhe problemi i energjisë të zgjidhet këtu njëherë e mirë”, u shpreh Gjiknuri.

Me rrogën e vet po e bën ky Damjani apo me tonat? Premtimi për dritë në këmbim të votës, përveçse poshtërsi dhe tallje (që atyre atje mirë ua bën në fakt) është edhe shkelje e Kodit Penal

Vjen ky i bukuri tjetër pas Damjanit: Sajmiri! Ç’tu bëjë?  Atëhere merr përsipër t’u thotë tezën e Ramës vjet: duhet me e zgjedh socialist se meqë është edhe qeveria socialiste, ashtu bëhen punët. Beso ose jo, por u ka  premtuar se do t’u bëjë edhe një post policie! Ja origjinali, nga faqja e PS:

E kuptoj sa shumë do të thotë, që të keni një qeveri që ju mbështet; keni një kryetar bashkie që ju mbështet, që ju gjendet pranë, që ju zgjidh hallet, që ju shërben. (….) doktori është njeriu i duhur për Bashkinë, që bashkë me ne, bashkë me qeverinë të bëjë gjithçka që duhet për Leskovikun, për Kolonjën dhe për çdo qytetar që jeton këtu. Para disa javësh kam marrë një vendim për të ndërtuar një post policie këtu, sepse unë besoj se ka nevojë për shërbimin e policisë Leskoviku ynë, ndër zonat më të sigurta në Shqipëri”. – përfundoi Tahiri.

Të ndjerin kryetar i bashkisë, Arben Malo, thuhet se një nga arsyet që e la zemra ishte se Rama i hoqi makineritë që po ndërtonin rrugën. Por Niko nuk ka skrupull ta përdorë në zgjedhje as të ndjerin, duke premtuar ta bëjë bahçe me lule Leskovikun:

Dua t’ju siguroj se, edhe në respekt të kryetarit të ndjerë Ben Malo, projekti fantastik i filluar prej tij, për hyrjen e Leskovikut dhe qendrën e Leskovikut, është sot në zyrat tona; është sot në listën tonë për t’u financuar dhe do të jetë fillimi i ndryshimit, i transformimit të Leskovikut dhe gjithë zonës përreth.” – ka thënë Peleshi

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*