Kokëdhima po e ha keq. Ja prova e sigurtë!

A burg, a varfëri,një Zot e di fundin e Koços. Por që po e ha deri në rrëzë, kjo është e sigurtë si buka që hamë.

Dje, gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS -së ai iu drejtua Taulant Ballës: “O zoti Tao”

Për ata që nuk e dinë, Tao nuk është ndonjë pseudonim kinez, por shkurtimi i emrit Taulant

“Ik ore andej” – ia ka kthyer zoti Tao. Kjo është e rëndë! Duke qenë se Tao është bythë e brekë me Edin, përgjigjja e tij do të thotë shumë. Ose ashtu mendon Rama ose ashtu ka porositur Rama të përgjigjet.

“IK ORE ANDEJ” do të thorë se uji i gamiles së Koços ka mbaruar. Mbase, duke e ditur më mirë se ne këtë gjë, prandaj i ka folur “Zotit Tao” Koçoja.

Ku e ka fundin Koçoja? Debati është: në burg? Apo Koçoja e ka dhjerë aq shumë punën sa burgu do të qe lule. Dënimi më i tmerrshëm është t’i marrësh pronat e ta çosh të punojë në mediat e veta, me nga 6 muaj pa rrogë…

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*