Koli në spital. Ç’i tha Koçi infermjerit të QSUT për turpin.


Koli është shtruar në spital. Koçi i shërben me përkushtimin më të madh.

Infermjeri – Xhaxhi, ky paska ndyrë. Shko bli pelena dhe ndërroje…

Koçi – Si mo unë?

Infermjeri – Epo këto janë kushtet! S’ka spitali. Shiko! Mos harro letra të lagura dhe krem. Ke tek farmacia jashtë spitalit

Shkon Koçi dhe i blen. Ndërron shokun, i lan bythën, ia bën me krem…

Infermjeri  -Na këtë recetën, se ne s’i kemi këto ilaçe, e bleji te farmacia jashtë

Del Koçi e kthehet me një barrë ilaçe. Sa hyn në dhomë i thotë infermjeri:

-Na! Shko një vrap te farmacia përballë e na merr një amoksicilinë , se s’kemi këtu në spital

-Po turp a keni ju? – shpërthen Koçi

– Jo! – ia pret pa kthyer kokën mjeku – po shkon që shkon, pyet se mos kanë tek farmacia përballë!

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*