Konfliktohet Ministria e Ekonomisë me atë të Bujqësisë

Shteti në konflikt me shtetin. Ngjarja ka ndodhur në Butrint të Sarandës ku përfaqësuesit e Ministrisë së ekonomisë kanë shkuar për të kaluar me qera objektin e peshkimit i cili ndodhet në Vivar të Butrintit. Ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë thonë se ky objekt është i dhënë me qera nga ana e tyre që në vitin 2012. Ekonomia pretendon se objekti është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë, ndërsha Bujqësi pretendon për një marrëveshje ndërministrore. Ndërkohë që forcat e ndërhyrjes së shpejt të Policisë kanë shkuar me shumë “shpejtësi”. Atyre u është dashur të kalonin me trap nga dy makina ku për t’u bër bash i është dashur më shumë se 40 minuta, pasi kalimi i trapit nga njëra anë në tjetrën i duhet rreth 7 deri në 10 minuta.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*