Kriminale media e pushtetit kriminel! Abuzoi me të vdekurin e padashje zbuloi dhe të vërtetën.

Pasditen e sotme shfaqet me titra lajmi se është gjetur i vdekur nga i ftohti një burrë. Ora është rreth 17.30 kur na del se i ndjeri qenka gjetur në mëngjes.

PSE E FSHEHËN KËTË NGJARJE?

Nëse “mëngjes” quhet koha nga agimi deri në mesditë, të paktën i vdekuri është gjetur 6 orë më parë. Gërvishten dy makina në firifistun, për 10 minuta e ke në gjithë ekranet. Ngrin nga të ftohtët në qytetin bregdetar një njeri, u dashka gjysmë dite të dalë lajmi?

SEPSE PUSHTETIT I DUHEN EVIDENCA DHE STATISTIKA.

Në betejat e ardhshme rilindjes i duhet të përdorë këtë situatë si fitore të sajën. Ministri i Brendshëm e Kryeministri do të dalin t’u thonë Shqiptarëve dhe botës se përballuan një qamet të zi, por falë punës së tyre e sakrificave, ia dolën pa humbje…..po të mos kish ndodhur kjo.

Por nëse me shumë mund e sforco do ta gëlltisnim rrenën se “hajt mo, do ketë shpëtuar këtë rradhë”, nuk të le interpretimi mbrapa; viktima vuante nga çrregullime mendore.

Pilati në pushtet, për të larë duart e tij dhe trutë e thara të një pjese të një milion shuplakave, na hedh në media këtë pocaqi. Me demek, “ç’ti bëjmë ne, s’ka qenë në rregull nga trutë”. Në fakt kjo është edhe akuza më e rëndë për gjithë politikën hipokrite shqiptare dhe për këtë pushtet që është sot; abandonimi i individëve me probleme të shëndetit mendor.

Përveç problemeve të shëndetit mendor, a mos vallë vuante nga ndonjë sëmundje tjetër ai i ndjeri që ndërroi jetë? Natyrisht që s’qe vizituar kurrë, pasi politikat hipokrite, për të hequr barrën  nga supet e shtetit, shëndetin mendor e trajtojnë si gjithë problemet e tjera të shëndetit. Ai që vuan, duhet të shkojë vetë, të vizitohet, të kurohet. Durrsaku i ndjerë o është braktisur o ka braktisur familjen për shkak të sëmundjes. Më saktë, njërës prej sëmundjeve të tij, atë mendoren, se të tjerat nuk i dimë.

Për mediat “një person me probleme të shëndetit mendor” e ka hak, se vetë e kërkon. Ky qe nënteksti sot. Në vend që t’i turreshin pushtetit se përse pikërisht këta hallexhinj ka harruar, shtyheshin në Tiranë të gjenin këndin më të bukur për të fiksuar Lalin me përparëse amvise tek ndante salçiçe e vezë sy.

Mund të vrasë i ftohti kudo. Ka vrarë në Francë, në Gjermani, në SHBA. Por kur pushteti fryhen me propagandë mobilizimi e heroizmi, ndërkohë që lan duart nga raste të tilla, nuk është më i ftohti, por pushteti që vret, me ndihmën edhe të mediave që mbulojnë

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*