Kriminalizimi i Parlamentit dhe Korrupsioni i Qeverisë “Rama”janë shkaqet e Krizës dhe Kaosit Politik në Shqipëri Jakup B. GJOÇA

 

Në Shqipëri, Media e dirigjuar nga Kryeministri Rama, “opinionistët” rrogëtarë të kryeministrit Rama, misionarët e Bashkimit Europianë, që janë rrogëtarë të Soros, mundohen të etiketojnë Protestën e përditshme të qytetarëve dhe të Opozitës si “Krizë Politike”.

Arrijnë deri aty sa Protestën e quajnë “Kaos Politik”, meqë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe Zgjedhje me qeveri teknike.

Knut Fleckenstein, erdhi në Tiranë dhe “këshilloi” që debate politik të mos bëhet në Protestë, por në Parlament!

Është po ky emisar i BE-së, që në raportin e BE-së për integrimin e Shqipërisë, ka shkruar se Shqipëria nuk mund të bëhet palë me BE për hapjen e negociatave për anëtarësim, pa luftuar Korrupsionin dhe pa bërë Dekriminalizimin e Parlamentit!

Atëhere, si guxon Knut Fleckenstein, që në emër të BE-së t’u kërkojë protestuesve të ndalojnë Protestën dhe të rikthehen në Parlament, kur më parë nuk kushtëzon Dekriminalizimin e Parlamentit?

Dekriminalizimi i Parlamentit  bëhet vetëm me SHPËRNDARJEN E PARLAMENTIT TË KRIMINALIZUAR.

Si guxon Knut Fleckenstein, që në emër të BE-së, t’u kërkojë protestuesve të ndalojnë Protestën dhe të rikthehen në Parlament, kur më parë nuk kushtëzon dënimin e Korrupsionit, duke kërkuar Domosdoshmërisht shkarkimin e ministrave të korruptuar?

A mund të luftohet korrupsioni i ministrave dhe i kryeministrit me debat në parlament, PA U HETUAR DHE GJYKUAR MË PARË NGA PROKURORIA DHE GJYKATA?

Duke u sjellë kështu Knut Fleckenstein në Tiranë, nuk erdhi si emisar i BE-së, por u soll si SPONSOR POLITIK I KRYEMINISTRIT RAMA, në dëm të Demokracisë së Shqipërisë!

Derisa Kryeministri Rama pengon Integrimin e Shqipërisë me korrupsionin dhe kriminalizimin e Parlamentit, si mund të kërkojë Knut Fleskenstein, si emisari i BE-së në Tiranë, debat politik në Parlament për zgjidhjen e krizës politike?

Zoti Knut Fleskentein: Në kë demokraci të Europës Korrupsioni dhe Kriminalizimi i Parlamentit është luftuar me debat në Parlament?

Përse Knut Fleskentein nuk shkoi edhe në Rumani dhe të kërkonte nga protesutesit që të ndalojnë Protestën dhe të bëjnë debat politik në Parlament me kryeministrin e korruptuar?

Në çdo Demokraci, Kryeministrin e Korruptuar e rrëzon nga Pushteti VETËM PROTESTA!!!

Korrupsioni dhe Dekriminalizimi në Shqipëri u FAKTORIZUAN nga kryeministri Rama, i cili bëri deputetë në 2013-n persona me rekorde kriminale. Korrupsioni në Shqipëri bëhet nga ministrat e Ramës, duke dhënë koncensione dhe tendera publikë PA TRANSPARENCË!

Kjo është Kriza Politike në Shqipëri! Kur Shqipëria është PENG i Korrupsionit dhe i kriminalizimit të Kryeministrit Rama.

Dhe kjo Krizë Politike në Shqipëri vazhdon 4 vjet, pasi kryeministri Rama nuk mund të kryejë asnjë reformë në Drejtësi.

Nuk mund të ketë vlerë asnjë reformë në Drejtësi, kur ligjet i hartojnë dhe i votojnë deputetë kriminelë.

Nuk mund të ketë VETTING të Reformës në Drejtësi, nëse Vettingu nuk prek edhe pasurinë e Kryeministrit Rama, e cila arrin 200 milionë euro, sipas raportit të OSBE në 2015-n.

Atëhere, çfarë debati politik mund të bëhet në një Parlament të kriminalizuar?

Krizën Politike në Shqipëri e ka shkaktuar Kriminalizimi & Korrupsioni i kryeministrit Rama! A nuk ishin deputetët socialistë, që kërkuan në 2015-n zbimin e OSBE-së, meqë raportoi që kryeministri Rama ka pasuri 200 milionë euro? A nuk ishin deputetët socialistë, që krijuan Krizë politike në Shqipëri në 2015 në raportet Shqipëri – OSBE, pikërisht, që të mbronin Korrupsionin e kryeministrit të tyre Edi Rama?
Protesta e tanishme e qytetarëve dhe e Opozitës kërkon Zgjidhje Demokratike të kësaj Krize Politike në Shqipëri.
Parlamenti i Kriminalizuar nga kryeministri Edi Rama nuk mund të bëhet Faktori i zgjidhjes së Krizës Politike!

PROTESTA  kërkon NDËSHKIMIN E KORRUPSIONIT & KRIMINALIZIMIT TË KRYEMINISTRIT RAMA. Hapi i parë i ndëshkimit të një qeverie të korruptuar dhe të kriminalizuar është DORËHEQJA! Nuk mund të pretendosh, se një qeveri e korruptuar dhe e kriminalizuar do të rrëzohet me zgjedhje, të cilat do t’I drejtojë po kjo qeveri e korruptuar dhe e kriminalizuar!

Mos krijoni Iluzione!

NUK KA ZGJEDHJE TË LIRA PARLAMENTARE
me Edi Ramën si Kryeministër, i cili bëri deputetë & kryebashkiakë Persona me rekorde kriminale,
pikërisht, DUKE BLERË VOTAT E SHQIPTARËVE ME LEKËT & KËRCËNIMET E KRIMIT!!!

Me kryeministrin Rama, zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017 janë të kërcënuara të manipulohen.

Ndërkohë që OSBE  nëTiranë tha  pardje se qarkullojnë 2 miliardë euro
për të blerë zgjedhjet parlamentare në 18 Qershor 2017.
Dhe këto 2 miliardë euro I KANË KËTA QË QEVERISIN, DUKE KORRUPTUAR ME KONCENSIONE & TENDERA PUBLUKE!

Ose, le të argumentojë publikisht Kryeministri Rama, që 2 miliardë euro i ka Opozita dhe ajo do të blejë Votat në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017!

Ndërkohë, që heshtin për deputetët kriminelë që votojnë ligje dhe për ministrat e korruptuar që akoma japin koncensione!!!

2 milardë euro, që qarkullojnë sipas denoncimit të OSBE-së në Tiranë, i kanë në dorë vetëm politikanët e mazhorancës së Rilindjes Socialiste. Burimet e tyre janë trafikimi i Canabis dhe korrupsioni.

Drejtori i Antimafies Italiane erdhi dje në Shqipëri dhe deklaroi nga Tirana që Shqipëria ka mbytur Italinë me trafikimin e Canabis. Trafikantët e Canabis në Shqipëri janë vetëm qeveritarët e Rilindjes Socialiste, të cilët janë përkujdesur për Canabis, që nga mbjellja e mijëra hektarëve në gjithë Shqipërinë e deri në procesin e tharjes dhe të paketimit të Canabis. Pa mbështetjen dhe mbikqyrjen e drejtpqërdrejtë të Qeverisë së Rilindjes Socialiste, nuk mund të thahen, të manipulohen, të paketohen mijëra ton Canabis në Shqipëri, ndërkohë që në shtetet fqinje, në Greqi, në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, nuk mund të mbillen dot as dhjetëra rrënjë Canabis!!!

Protesta e qytetarëve dhe e Opozitës, tashmë është e përditshme dhe kërkesa e vetme që kanë është dorëheqja e kryeministrit Rama, si një garanci që në Shqipëri më 18 qershor 2017 të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Taulant Balla, para disa ditësh deklaroi se nuk ka më kohë për numërimin elektronik të Votave në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, duke aluduar haptaz, se numërimin e votave do ta bëjnë komisionerët militantë partiakë socialistë, që dominojnë në Administratën Zgjedhore. Edhe Kryetari i KQZ-së (militant socialist) deklaroi pubklikisht që nuk do të bëhet numërimi elektronik, QË TË KETË MUNDËSI PARTIA SOCIALISTE TË MANIPULOJË REZULTATIN ZGJEDHOR!

Por, kryeministri Edi Rama dje në parlament, u detyrua nga Protesta të pranojë numërimin elektronik, duke shpresuar që protesta trë reduktohet dhe të mos kërkojë më DORËHEQJEN E KRYEMINISTRIT!

Madje, për hiporkizi politike, deputetë socialistë kërkojnë që “debate politik” të bëhet në parlament (i cili ende nuk është DEKRIMINALIZUAR), dhe jo në Protestë!

Janë po këta deputetë socialistë, që në 2009 bojkotuan 6 muaj Parlamentin! Sot, po këta deputetë socialistë,  që bënë grevë 6 muaj, duke sabotuar debatin në Parlament, “ftojnë” PD braktisë Protestën, që të marrë pjesë në Parlament, me pretendimin se debati politik bëhet në Parlament! Në 2009 deputetët socialistë, kryetari i PS Edi Rama pretendoi që u vodhën votat në 2009, prandaj bojkotuan Parlamentin 6 muaj, prandaj bënë edhe grevën e Urisë 6 muaj! Por PS në zgjedhjet e 2013-s mori po aq vota sa mori në 2009-n, ndërsa në zgjedhjet e 2015-s mori 312.311 vota më pak se në 2013-n, duke vërtetuar, që PS-së nuk iu vodh asnjë votë në 2019-n, por bojkotin e Parlamentit e bëri për të justifikuar Humbjen Elektorale dhe se Etja për Pushtet që kishte Kryetari i PS Edi Rama mund të shkatërronte edhe vetë Demokracinë në Shqipëri!

Krizën dhe Kaosin politik në Shqipëri e ka shkaktuar Korrupsioni dhe Kriminalizimi i Parlamentit nga kryeministri Rama.

Kryeministrin e korruptuar e rrëzon nga Froni I Pushtetit vetëm Protesta. Rrrëzimi nga Pushteti i kryeministrit të Korruptuar është e vetmja zgjidhje e Krizës dhe e Kaosit politik në Shqipëri!

Nuk ka zgjidhje të dytë për Demokracinë dhe Integrimin demokratik të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përveç dorrëheqjes të kryeministrit Rama, si përgjegjësi kryesor i Korrupsionit dhe i Kriminalizimit të Parlamentit në Shqipëri!

 

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*