Kriza s’ka mbaruar. Aleanca Popullore nesër ka në dorë surprizën.

 

Aleanca Popullore bën me dije se nesër ne orën 10.30 Kolegji Zgjedhor ri-merr ne shqyrtim Kërkese Padinë e saj për pavlefshmëri te dorëzimit te listave shume emërore dhe njofton se perseri përballe trupës gjykuese do te jete vete kryetari i partia Aleanca Popullore, z. Artur Dojaka dhe nënkryetari i saj z. Erion Softa.

Në dukje është formalitet pas marrëveshjes së Ramës me Bashën. Por e vërteta është krejt ndryshe.

Së pari, Aleanca Popullore ka dhënë prova se e ka megjithë mend këtë çështje.

Së dyti, ka dhënë prova që është forcë politike me integritet. Do të thotë se nuk para ia ndjen shumë për pushtetin. Prova është se, edhe pse prej 4 vitesh është në koalicion me pushtetin, nuk ka pranuar postet në administratë dhe qeveri

Së treti, sepse AP është deklaruar me kohë se nuk hyn në zgjedhje pa opozitën.

Së katërti, sepse marrëveshja Rama –  Basha paradoksalisht pengon Aleancën Popullore të regjistrojë kandidatës.

Nesër janë disa mundësi në Kolegjin Zgjedhor dhe drejtuesit e kësaj partie kanë lënë të kuptohet se e kanë një surprizë për nesër, që mund të sjellë edhe zhvillime interesante politike

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*