Kryeministri i Kosovës takon kryetarin e ardhshëm të PLL. Ç’mesazh do të përcjellë?

I pazakontë takimi i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me kryetarin e ardhshëm të Partisë Lëvizja e Legalitetit Beniamin Bakalli sot pasdreke. Në serinë e takimeve në vizitën e parë në Shqipëri si kryeministër duket se Haradinaj ka dhënë  mesazhin e parakontë të vëmendjes së veçantë dhe bashkëpunimit me të djathtën tradicionale shqiptare, siç është partia e lidhur drejtpërdrejt me Oborrin Mbretëror, Lëvizja e Legalitetit.

Në takim mësohet se Haradinaj ka shprehur dëshirën për bashkëpunim të ngushtë dhe për forcim të marrëdhënieve si në rrafsh politik ashtu edhe institucional.

Në zgjedhjet më të afërta brenda kësaj partie pritet që Beniamin Bakalli të jetë kryetari i ri, duke sjellë një tjetër dimension në këtë forcë politike edhe për shkak të lidhjeve shumë të fuqishme që Bakalli ka me Shetetet e Bashkuara të Amerikës ku ka jetuar dhe ka patur aktivitet të suksesshëm për vite me rradhë.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*