Kryeministri Im, Ed, a u pagove viktimave të të Ftohtit shpenzimet e varrimit?

 

Letër e hapur Kryeministrit Socialist

Jakup B. GJOÇA

 

Kryeministri Im, Ed.

Të dëgjoj që çdo ditë, nga KAZANI I TELEVIZIONIT,

QË cicëron nga Salla e Emergjencave të Qeverisë së Rilindjes Socialiste,

për merakun e madh dhe “ndhmesën” që u jep Ti, shqiptarëve, kundër të Ftohtit Polar,

saqë më emocionon kaq shumë,

saqë edhe qimet e kokes m’i bën tel, jo i Ftohti Polar,

porrrrrr…..

nga mallëngjimi që shpreh Ti

për shqiptarët e pandihmeë nga të Ftohtit Polar.

Porrrrr,

Meqë Ti, Kryeministri Im, Ed,

nga Salla e Emergjencave, përditë po falenderon SHTETIN TËND, që, siç thua Ti ( dhe unë të besoj, meqë kam qënë një nga të 1 milionë shqiptarët që të votbesuam në 2013-t, për të na MIRËQEVERISUR,) është në krye të Detyrës

ju pyes:

– A ke shkuar vetë Ti, në familjet e atyre shqiptarëve,

për T’I NGUSHËLLUAR DHE NDIHMUAR,

meqë vdiqën nga të Ftohtit,

ngaqë janë të varfër, e nuk kanë lekë të blejnë dru, apo të paguajnë drita, e të ishin ngrohur e të kishin jetuar edhe ata?

– A ua pagoi qeveria Jote e Majtë Rilindase, familjeve të Viktimave të të Ftohtit, shpenzimet e varrimit?

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*