Kryeministri Rama dhe ministrat e tij tallen me popullin, e paskëtaj, festojnë. Jakup B. GJOÇA

200.000 shqiptarë në 2015 kërkuan  me Loton Amerikane të largohen familjarisht nga Shqipëria, për të jetuar në Amerikë dhe  250.000 shqiptarë të tjerë,  në këto 2 vitet e fundit kanë braktisur Shqipërinë dhe kërkojnë azil ekonomik nëpër Europë, të përndjekur nga Atdheu nga varfëria ekstreme, nga papunësia,  të cilët janë të barabartë në numër me azilantët e luftës të Sirisë, ndërkohë që Kryeministri Rama  siguron Bashkimin Europian, që azilantët shqiptarë që mbërrijnë në qytetet  europiane nuk kanë ardhur nga Shqipëria, por nga një Planet tjetër jashtëtokësor.

Varfëria shkatërron Shqipërinë më keq se Lufta Sirinë, ndërkohë që kryeministri Rama dhe ministrat e tij mburren tribunave të konferencave ekonomike, se në Shqipëri kemi zhvillim ekonomik të përçdovitshëm, me rritme më të larta edhe sesa ekonomia gjermane.

Kryeministri Rama, ngaqë është live 24 orë në ekranet televizive, as shikon dhe as dëgjon lajmet e vetëvrasjes së dhjetra shqiptarëve, ngaqë nuk durojnë dot varfërinë në familje. Të rinjtë 16-18 vjeçar, tanimë po braktisin shkollën, të detyruar nga varfëria ekstreme dhe pranojnë të punojnë në “biznesin” e përpunimit të Hashashit, sepse kjo është e vetmja “shpresë” e mbijetesës të çdo familjeje shqiptare. Ndërkohë, që kryeministri Edi Rama ndërton për të rinjtë shqiptarë, modelin e Spiropalit dhe të Joleza Kokës të FRESSH-it, si mund të bësh karrierë në …doganat e shtetit!!!

Çdo shqiptar, tanimë, po bëhet vrasës I familjes së tij me zorr, ngaqë qeveria e kryeministrit Rama I ndërpret Kempin dhe ilaçet, edhe kur është I operuar nga tumori në kokë, ndërkohë që deputetët socialistë dhe bizneset e ministrave socialistë përfitojnë 80 % të koncensioneve dhe tenderave publikë.

Përtej çdo logjike politike, shoqërore, deri në kufijtë e Absurdes është turi i tanishëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, që të shkojë që tani, 9 muaj para zgjedhjeve parlamentare, në çdo fshat, në çdo stan të barinjve, dhe të mburret me “arritjet qeveritare” që vetëm ai i di, kur ndërkohë, fshatarët po braktisin fshatrat, braktisin tokat, ngaqë nuk munden më të përballojnë varfërinë. Fshatrat janë të izoluara, ngaqë nuk kanë rrugë automobilistike,  fshatarët nuk mund të ccojnë asgjëkundi në ndonjë treg, asnjë produkt bujqësor dhe blegtoral që prodhojnë, ndërkohë që Qeveria e Ramës harxhon miliona euro që merr hua nga FMN për të bojatisur fasadat e ministrive dhe për të ribërë për të katërtën herë Sheshin “Skënderbëj” në Tiranë.

Nuk është aspak premtim i kryeministrit Rama, pas 3 vjetëve që qeveris,  t’u premtojë fshatarëve në tetor 2016, që qeveria e tij do ndërtojë 1 milionë kilometra kanale kulluese, por TALLJE, Cinizëm, kur, ndërkohë, fshatarët nuk kanë bukë të hanë, dhe tokat janë lënë djerr, sepse fshatari nuk ka asnjë mundësi financiare të blejë traktor,  fshatari nuk ka lekë të blejë asnjë litër naftë, farëra, plehra, pesticide, kur tashmë nuk ujitet asnjë metër katrot tokë bujqësore, ngaqë nuk ka më rezervuar uji, nuk ka më kanale ujitëse. Ndërsa në dimër, tokat përmbyten nga çdo pikë shiu, sepse nuk ka më kanale kulluese.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e MAS,  organizon madje, edhe takime me akademikë të universiteteve publike, për t’u bërë rezumenë e suksesit të Reformës në Arsimin e Lartë, kur vetë akademikët dhe profesorët e Universiteteve kanë kundërshtuar fort reformën Ramaiste në Arsimin e Lartë, ndërkohë, kur mijëra nxënës që mbaruan shkollën e mesme me mesatare mbi 9,4 nuk mundën të pranohen në Universitetet publike, kur tekset mësimore janë mbushur me tregime krimi dhe porno, natyrisht edhe këto, të trajnuara nga Reforma Ramaiste në Arsimin publik.

Kaq reformator I Arsimit të Lartë është kryeministri Rama, saqë ka çuar në gjykim penal edhe studentët që e gjuajtën me vezë, ngaqë protestuan kundër Reformës Ramaiste të Arsimit të Lartë.

Kryeministri Rama tanimë, pas 3 vjetëve në qeverisje, u premton nëpunësve të administratës publike dhe pensionistëve se nga …marsi i 2017, do t’u rritë rrogën e pensionet në …10 %, kjo si fryte të sukseseve të reformave ekonomike të Rilindjes Socialiste, ndërkohë që në 3 vjetët e qeverisjes, kryeministri Rama nuk ka rritur asnjë qindarkë, asnjë rrogë, asnjë pension, kur, ndërkohë, çmimet e ushqimeve, të shërbimeve janë 4-5 fishuar!!! Kur, ndërkohë, qeveria e Ramës planifikon në Buxhetin e Shtetit çdo vit, SHTESË, 100 milionë lekë shpenzime për …bileta avioni, për hotele dhe dieta  të qeveritarëve, të cilët bredhin nëpër …Botë!!!

Kryeministri Rama, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, mbetën përditë, duke …inaguruar ndonjë pajisje spitalore, ndërkohë që në çdo spital publik, tanimë, nuk ka më as fasho, nuk ka më asnjë ilaç, madje, edhe shërbimet shëndetësore janë dhënë me koncension. Kryeministri Rama, edhe pse u premtoi shqiptarëve në 2013 shërbim shëndetësor publik falas për të gjithë, tanimë, pas 3 vjetëve në qeverisje, mburret që janë rritur fondet buxhetore në shëndetësi, kur, ndërkohë, 90 % e fondeve në shëndetësi paguajnë koncensionet që ka dhënë Rilindja Socialiste dhe vetëm 10 % e fondeve për shëndetësinë “harxhohen” për t’u shërbyer shëndetit të Miletit!!!

Kryeministri Rama mburret se pas 3 vjetëe arriti të miratojë ligjin e Vettingut për reformimin e Gjyqësorit, ndërkohë, që VETTINGUN, për deputetët, për ministrat, e ka “harruar”, aq sa në parlamentin aktual, shumica e deputetëve socialistë janë bizmenmenë, janë persona që kanë pasuri sheikësh, por që kurrë nuk kanë punuar, kurrë nuk kanë patur biznes, që të kenë deklaruar aktivitet financiar fitimprurës.

Në Shqipërinë ku qeveris kryeministri Rama, asnjë bizmenmen nuk mund të bëjë aktivitet ekonomik, nëse më parë nuk ka financuar Partinë në Pushtet, ndryshe, do të keqtrajtohet edhe fizikisht, sat ë mbetet sakat edhe në aeroportin e Rinasit, ngaqë policët as shikojnë dhe as …dëgjojën asgjë, sepse të bërit biznes është monopolizuar deri në qelizën e ccdo fondi, aq sa (ish)biznesi I ministrit socialist të Shëndetësisë vje(dh)l 28 tendera publikë të shëndetësisë publike, vetëm në 2 vjetët e qeverisjes së Rilindjes së ministrit socialist.

Kryeministri Rama votoi ligjin e Dekriminalizimit, mirëpo  kryebashkiakët socialistë që janë dënuar penalisht në Gjermani dhe Itali gëzojnë mbështetjen politike të kryeministrit, dhe deputeti socialist, që qëlloi me plumb bashkëqytetarët, voton akoma në Parlament reformat e Ramës, sepse Gjyqësori që reformoi I dha “pafajësinë” penale deputetit socialist dhe kryebashkiakut socialist, ndërkohë, që po ky Gjyqësor I reformuar nga Rilindja Socialiste dënon me burg çdo qytetar, që nuk paguan energjinë elektrike, edhe kur nuk ka bukë të hajë, që dënon me burg edhe fshatarin që rregullon tjegullat e shtëpisë, nëse nuk paguan tarifën ndërtimore.

Shqipëria e varfër ekonomikisht, por e kriminalizuar politikisht, është ndarë në dy Botë. Shqiptarët e varfëruar shpirtërisht, por edhe vuajnë për bukën e gojës, ndërkohë që qeveritarët dhe deputetët me pasuri sheikësh dhe për çdo ditë në Turizëm qeveritar bredhin gjithë Botën.

Shqipëria është kalbëzuar nga krimi politik dhe ordiner.

Qveritarët rilindas tallen me popullin, duke premtuar therapinë e tranzicionit të demokracisë, me kurim “reformash” “Made in Edi Rama”, sikurse Reforma në Drejtesi.

Kalbëzimi politik, që është pasojë e kriminalizimit të çdo qelize të shtetit, të drejtësisë, të Medias, nuk mund të kurohet me reforma “Made in Edi Rama”. por vetëm me OPERACIONE  me flakjen nga Skena Politike të të gjithë FAKTORËVE dhe AKTORËVE POLITIKË, PARTIVE POLITIKE DHE TË POLITIKANËVE,  që janë të njëjtët në 25 vjetët e tranzicionit, që kalbëzuan tranzicionin demokratikë të Shqipërisë!!!

Ky OPERACION fillon nga emacipimi demokratik i çdo individi, dhe paskëtaj maturimi demokratik i Shoqërisë shqiptare që,

së Pari,
të mos shesin VOTËN Pushtetarit,  për një thes me miell,
të mos shesin Votën Partisë, për një emërim në shtet,
POR ME VOTE
të dënojmë Faktorët dhe Aktorët politikë, që KALBËZUAN Demokracinë në Shqipëri,
që në fillesë!!!

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*