Kryeministri Rama terrorizon bisneset shqiptare me ANTILIGJE dhe me gjoba milionë euro! Jakup B. GJOÇA

Kryeministri Edi Rama, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me deklaratat e ish Kryeministrit Sali Berisha nje dite me pare ne parlament./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a press conference, where he commented on the statements of former Prime Minister Sali Berisha at parliament.

 

Udhëtoja  pardje me autobus të një kompanie shqiptare, nga Athina në Tiranë. Në Gjirokastër, autobuzin e ndalon kontrolli I Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Kontrolli i DPT-së, pasi kontrolloi të gjithë dokumentacionin që i dha shoferi, filloi të kontrollonte edhe biletat e udhëtarëve.

-Ju ku e keni prerë biletën? – më pyeti mua inspektori I DPT-së.

– Në Athinë, vajtje – ardhje. – iu përgjigja.

Inspektori i DPT-së thorri shoferin.

-Përse udhëtarit nuk i keni prerë biletë shqiptare, sa u futët në territorin shqiptar?

– Zotëri, unë e kam prerë biletën vajtje – ardhje nga Athina. Si do të më presë kompania e Udhëtimit biletë tjetër, sa futem në territorin shqiptar? – pyes inspektorin e DPT-së?

– Nuk kam punë me ty! – më përgjigjet me arrogancë inpsektori i DPT-së.  Dhe i drejtohet shoferit!

– Keni gjobë 50.000 lekë të reja!!!

Inspektori i DPT-së preu gjobën dhe ia la shoferit në dorë!

Këmbëngula te inspektori I DPT-së, që të më dëftonte mbi cilin ligj u bazua për gjobën që i vuri Kompanisë shqiptare të Transportit! Mirëpo, inspektori i PDT-së, shpërfilli me arrogancë kërkesën dhe u largua, pa vazhduar më tej kontrollin e biletave edhe për udhëtarët e tjerë. I mjaftoi që gjeti një shkelje ligji, sipas Ligjit të tij, shkruajti gjobën dhe u largua!!!

Pyes shoferin, cila është arësyeja e kësaj gjobe prej 50.000 lekë të reja, që DPT-ja gjobiti bisnesin e Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, edhe pse unë si udhëtar, kam biletën e rregullt!

-Gjobitemi përditë, – më thotë shoferi- kur udhëtarët që presin biletë nga Athina për në Shqipëri. Këto bileta janë me faturë greke, ndërsa në Shqipëri na detyrojnë që edhe për këta udhëtarë, që presin bileta në Athinë, ne, sa futemi në territorin e Shqipërisë, t’u presim tjetër biletë me faturë shqiptare!

-Po bileta që unë preva në Athinë, është e rregullt, sipas ligjeve të Greqisë, nga ana financiare!

– Po shteti shqiptar kërkon të na detyrojë, që udhëtarëve që udhëtojnë nga Athina në Shqipëri, t’u presim biletë të dytë, që kjo  biletë të taksohet edhe në Shqipëri!!!

Nuk munda ta besoja!

Kaq skandaloze është një kërkesë e tillë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndaj kompanive të Transportit Ndërkombëtar të Shqipërisë!

Në Greqi ka ligj, që detyron të gjitha bizneset e Transportit Ndërkombëtar,  që nga Athina drejt çdo destinacioni tjetër ndëtkombëtar, të presin bileta  greke për udhëtarët e tyre. Ndërkohë, ligji grek e njeh të drejtën, që këto kompani ndërkombëtare të Transportit të pajisin udhëtarët e tyre, që udhëtojnë për në Greqi bileta të tyre, dmth, që ato të taksohen në vendin e tyre të pikënisjes.

Kujtim Hashorva, Sekretari i Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve dhe antarit te bordit drejtues te Dhomes se Tregtise Tirane më pohon, se në Shqipëri ka një VKM, Nr. 643, datë 11.06.2009, i cili në pikën 9 thotë: “ 9. Shoqëritë rezidente shqiptare, të licencuara në transportin ndërkombëtar, detyrohen të pajisin me bileta udhëtimi, të shpërndara nga organet tatimore, të gjithë pasagjerët udhëtues, si në drejtimin dalës nga territori i Republikës së Shqipërisë, ashtu edhe në itinerarin e kthimit.”

Kujtim Hashorva, pohon se ky VKM është po kaq absurd, saqë njëkohësisht, lejon Kompanitë e Transportit Ndërkombëtar greke,, kosovare, etj, që tëp resin nga Shqipëria biletat e tyre, të cilat nuk taksohen fare nga shteti shqiptar.

Ja, pra, sesi kryeministri Rama, qeveria e Rilindjes Socialiste vret bisneset shqiptare me Antiligje, me VKM kaq absurde!

Si mund të detyrojë qeveria shqiptare, bisneset shqiptare të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, që kanë prerë bileta  për udhëtarët e tyre në shtetet e tjera, të RIPRESIN biletë shqiptare, sa futen në territorin e Shqipërisë?

Si mundet qeveria Shqiptare, të lejojë bisneset e huaja të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, të presin  në Shqipëri bileta të tyre, të cilat nuk taksohen fare në Shqipëri?

Përse qeveria shqiptare bën diferencim të tillë në politikën fiskale, midis bisneseve të huaja dhe bisneseve shqiptare, që veprojnë në Shqipëri, në dëm të bisneseve shqiptare dhe favorizon bisneset e huaja, duke i përjashtuar  bisneset e huaja nga detyrimet tatimore?

Këto pyetje ia përcolla edhe ministrit të Financave të Shqipërisë, zotit Arben Ahmetaj.

Mirëpo, Arben Ahmetaj, ministri i Rilindjes Socialiste, as që denjoi të kthejë asnjë përgjigje!

Edhe Kujtim Hashorva, Sekretari i Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve, i ka dërguar ministrit të Financave, Arben Ahmetaj një letër zyrtare, për të zgjidhur këtë ABSURDITET të VKM, e cila diskretiton dhe dënon pa asnjë bazë ligjore bizneset shqiptare të Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve.

Ja përmbajtja e letrës që Kujtim Hashorva, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Transportuesve Ndërkombëtarë të Udhëtarëve i ka dërguar Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, POR QË DERI TANI MINISTRI AHMETAJ NUK KA KTHYER ASNJË PËRGJIGJE, ndërkohë që inspektorët e DPT-së vahzdojnë të gjobitin bizneset shqiptare me gjoba milionë euro!

I nderuar Z.Minister

Po ju drejtohem Juve ne cilesine e Sekretarit te Pergjithshem te Shoqates se Transportuesve Nderkombetare te Udhetareve dhe antarit te bordit drejtues te Dhomes se Tregtise ,Tirane.

                Shoqata e transportuesve nderkombetare te udhetareve te Shqiperise (SHTNU) perbehet nga 19 anetare qe operojne ne linja te rregullta me autobus drejt Greqise,Italise, Gjermanise, Kosoves, Maqedonise,etj. dhe mbulojne afersisht rreth 70% te ketij tregu.

Ne kete komunikim shkurtimisht deshiroj t´ju bej dhe nje here me dije per domosdoshmerine e nje nderhyrjeje ligjore ne VKM 643, qe do bente te ligjshem funksionimin normal te trafikut nderkombetar te udhetareve, do eleminonte abuzimin konstant te organeve te kontrollit.dhe do vendoste  rregull  per raportimin e te ardhurave.Duke qene se ne korespondencen e gjate (rreth tre vjecare) dhe kontaktet e shpeshta qe kemi pasur me te gjitha institucionet pergjegjese  ,te cgenjyer edhe nga reagimi i administratas qe Ju drejtoni ne pergjigje te letres tone  te fundit,do ju lutesha qe Ju personalisht t´i kushtoni ketij problemi nje pjese te kohes Suaj qe per vete thjeshtesine e tij sigurisht do jete shume e shkurter dhe shpresoj qe dhe vendimi do jete i shpejte.

 Perserisim se problemi buron  nga konflikti qe legjislacioni yne dhe konkretisht VKM Nr.643, date 11.06.2009 “Per prodhimin, shperndarjen dhe pajisjen e udhetareve me bileta transporti rrugor”, paragrafi 9, ka me ate grek. Ne kete vendim thuhet: “Shoqerite rezidente shqiptare, te licencuara ne transportin nderkombetar, detyrohen te pajisin me bileta udhetimi te shperndara nga organet tatimore, te gjithe pasagjeret udhetues, SI NE DREJTIMIN DALES, nga territori i Republikes se Shqiperise, ashtu edhe NE ITINERARIN E KTHIMIT”.Zbatimi i ketij vendimi eshte thjesht i pamundur sepse legjislacioni grek (por ne pergjithesi edhe te gjitha vendet BE) nuk e lejon paisjen me bileta te huaja per pasagjeret qe kane origjine territorin grek ,dhe jo vetem per ata shqiptare  sic rendom na jepet si argument. Kjo eshte e pamundur edhe per faktin se nese nje ligj i tille do ishte ne fuqi dhe ne vendet e tjera partnere  trafiku nderkombetar nuk do mund te egzistonte

   Per pasoje ndodhemi ne nje situate paradoksale: nese pasagjeret pajisen me bileta shqiptare ne nisje nga Greqia sipas ligjit grek gjobitemi nga organet greke, por nqse pasagjeret pajisen me bileta greke atehere penalizohen dhe gjobiten nga organet shqiptare  sipas VKM 643. Shuma e tyre eshte e konsiderueshme sidomos nga pala greke ku kontrolli eshte me rigoroz.

Sqaroj se ligji grek ne ndryshim nga VKM 643 e lejon paisjen me bileta shqiptare te mjeteve greke apo shqiptare, qofte edhe vajtje –ardhje, kur nisja behet nga Shqiperia.

Adoptimi i modelit grek do ishte  fitim prures edhe per financat tona sepse do detyronte dhe kompanite partnere te cilat aktualisht nuk kontrollohen fare nga organet tona, te paiseshin me bileta tatimore shqiptare.

Per te zgjidhur ngercin e krijuar shoqata ne bashkepunim me Ministrine e Transporteve ka propozuar edhe nje Draft-Vendim  per modifikimin e VKM 643 i cili e zgjidh definitivisht problemin.

Duke Ju falenderuar per mirekuptimin

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*