Kryetari i Bashkise gjakpiresi apo heroi i Tiranes. Nga Arben Drenova

E vetmja menyre per te mbushur arken jane taksat deklaronte ne nje emison televiziv para ca ditesh Kryetari i Bashkise se Tiranës, Erjon Veliaj dhe ne vijim te kesaj teorie kerkon tja ngopi tiranasve me propozimin e fundit per rritjen e cmimit te ujit.

Sipas një vendimi, që do ti propozohet Këshillit Bashkiak ditën e mërkurë, Veliaj po pergatiti rritjen e çmimit të ujit, ku për familjarët propozohet një rritje çmimi nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3, , ndersa për bizneset, rritja e propozuar është nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3.

“Jane heronje ata qe punojne me mua pasi i kane hyre detit ne kembe”, deklaronte Kryebashkiaku po ne te njejtin emision, nderkohe  qe veten e tij e konsideronte si nje te cmendur qe drejtonte keta punonjes heroike. Faturat e energjise elektrike dhe ujit qe paguajne kryeqytetasit jane te mbushura me taksa nga me te larmishmet, dhe se fundmi pritet ti shtohet edhe rritja e cmimit te ujit, edhe ku ne nje vend si Shqiperia e cila “lundron” mbi burime ujore, pra vertete vetem nje i cmendur mund ta kerkoje kete rritje cmimi.      

 

Po ky Kryebashkiak deklaronte ne te njetin emision se 70 perqind e ujit qe prodhohet humbet ne rrjet, vidhet apo keq perdoret, etj. Shume e vertet, pra me gojen e tij pohon se drejton nje ushtri te paaftesh dhe keq menaxhuesish dhe jo heronjsh, duke vulosur keshtu     

paftesine e tij dhe te gjithe vartesve dembele e medioker.  

 

Rritja e çmimit propozohet në një kohë që Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) rezulton si një nga kompanitë më fitimprurëse dhe rentabël në Shqipëri. Po sipas të dhënave zyrtare UKT ështe një kompani që ka bilanc me fitime, ku vetem në vitin 2016 ishin 2.95 miliardë lekë (21.5 milionë euro). Konsumatorët familjarë sjellin gati gjysmën e të ardhurave të Ujësjellësit. Fitimi i kompanisë, para taksave, ishte 675 milionë lekë, apo gati 5 milion euro, me një rritje prej 8% në raport me fitimin e vitit 2015.


Kesaj takse te re me sa duket i parapriu edhe shpallja e gjendjes se emergjences para pak diteve, ashtu sic kishin vepruar kryeqytetet fqinje si Roma me mbyllje e shatrivaneve perkohesisht apo dhe Athina. Z. Veliaj perdore me shume se nje standart kur kerkon tja arrij qellimit te tij pamerituar. Nuk mund te vesh shenjen e barazimit mes sherbimeve dhe cilesise se tyre qe ofron Bashkia e Tiranes me ato te Romes dhe Athines, ku anjera prej tyre nuk i kane tarracat e pallateve te mbushur me nje det depozitash uji, (Roma ka rreth 4 milion banore, Athina mbi 3 milion) dhe humbjet e ujit nuk jane te ketyre permasave.  

 

Ne keto kushte papunesie, varferi dhe paaftesie rritja e takses se ujit sidomos per konsumatoret familjare do ishte nje thike tjeter e ngulur ndaj qytetareve te Tiranes. Teorite e kryetarit qe sherbimet qe ofron Bashkia e Tiranes jane te mira se ato te Rajonit jane si tek perrallat e shkrimtarit danez Andersenit, ku nder me te spikaturat eshte perralla Robat e reja te Perandorit.     

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*