Kryq votës! Lind lëvizja e re politike.

Dje KQZ botoi fletën e votimit për zgjedhjet e 25 qerahorit dhe në të njejtën kohë aktivistë civilë botuan këtë foto, me fletën e bërë të pavlefshme përmes një kryqi të madh.

Aktivisti Altin Goxhaj u bën thirrje qytetarëve të neveritur dhe zhgënjyer nga kjo politikë e tranzicionit dhe marrëveshjebe, që nuk ndjehen të përfaqësuar prej saj, t’i vendosin një kryq të madh fletës. Edhe kjo është votë që do të numërohet !

Edhe aktivistët Gent Kaprata, Armir Shkurti e të tjerë janë prononcuar pavarësisht nga njëri – tjetri për një lëvizje të tillë. Pra për të shkuar në votim e për ta nxjerrë të pavlefshme votën.

Kujtojmë se në Spanjë pak a shumë kështu nisi lëvizja antikorrupsion e “indignados” që solli ndryshime të rëndësishme politike në vend.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*