Kryq votës -tashmë lëvizje e fuqishme politike. Kreu i AP, Artur Dojaka e shpjegon në News 24

“Voto kundër” tashmë ka një përfaqësim politik. Aleanca Popullore ka nisur fuqishëm nëpër Shqipëri fushatën kundèr gjtihë politikës së pazareve të paligjshmë.

Artur Dojaka, kreu i Aleancës Popullore, i ftuar mbrëmë tek Studio e Hapur e Eni Vasilit, shpjegoi arsyet e kësaj vote. Sipas Dojakës, pushteti dhe opozita kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjet shqiptare dhe po ashtu kanë rrënuar standartet demokratike në vend. Basha me Ramën , sipas Dojakës, po shkojnë drejt një tangoje totalitariste, duke alternuar me marrëveshje pushtetin herë njëri e herë tjetri.

Dojaka vërejti se numri i shqiptarëve të indinjuar me këtë politikë është i konsiderueshëm dhe se angazhimin për ta kthyer në aksion politik e ka marrë duke parë masivitetin e deklaratave përt t’i vënë kryq votës.

Sipas tij, votat e nxjerra të pavlefshme do të numërohen një për një dhe njëkohësisht do të ndikojnë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve

Aleanca Popullore ka marrë përsipër që çdo votë të nxjerrë të pavlefshme ta përfaqësojë pas 25 qershorit i një lëvizje të fuqishme për ndryshime radikale në politikën e vendit dhe për mbylljen e tranzicionit.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*