KU FLE LEPURI ME MBETJET E IMPORTIT Nga Sazan GURI

 

Në vitin 2004, në betejat për zmbrasur plehërat e importit kishim në dorë një Kontratë me 16 faqe të Kompanisë Italiane me qeverinë e athershme shqiptare, e cila lexohej e lexohej nga dhjetra ekspert jurist dhe nuk kapesh se ku flinte lepuri, gjë të cilën e për hatër të së vertetës z.Kokëdhima e ngulmonte këtë kërkesë, fort e më fort. Dhe thoshte, më gjeni se ku është hileja me një rrjesht se në dukje të parë kontratë më të mirë s’gjeje dot?!. Mbasi kishim punuar për një vit si studiusë të projekteve që financonte z. Kokëdhima, (kujdes, projekte që vinin pika mbi “i” për menaxhimin dhe trajtimin e integruar të mbetjeve të vendit), dhe në këto momente që ndodheshim të shkëputur, u thirëm me urgjencë nga zotnia i mësipërm që me shkollën dhe eksperiencën që kishim krijuar të gjenim ku fle lepuri. Dhe cila ishte dhe ku ishte? Vetëm në një rrjesht, që Kompania kishte të drejtën të merrte plehërat nga jashtë për tre vjet, (pra të merrte pagesën e majme nga Malagrota italiane), i valorizonte (pra i ndante, cila për Sharrë e cila për Kashar), e më pas të blinte Inceneratorin. Dhe pikërisht për këtë zbulim kjo kauzë u fitua. Edhe sot po kjo situatë, me ndryshimin që at’herë na e bënë të huajt në bashkëpunim me ndoshta paaftësinë shqiptare, sot e bëjmë vetë me gjoja aftësinë parlmentare dhe na i servirin si shpikje dhe ndryshime e përmirsime me ligjin e mëparshëm. Edhe na i fusin edhe na marrin për budallenj. Dhe ku e si? Neni 48/1 thot shprehimisht se: “Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, të listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues, të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3, të nenit 48, të këtij ligji”. Le ti marrim me radhë: mbetjet janë jo të rrezikshme, të listës së gjelbër dhe lëndë e parë dytësore – ky është një togfjalësh korrekt që shpreh një terminologji juridike të përputhur me konceptin teknik. Togfjalëshi për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë e kemi sqaruar në sa e sa shkrime, që përmbushja e kërkesave të Kompanive të riciklimit mund të bëhet shumë mirë me ato të vendit, pa qenë nevoja e importit të tyre gjithsesi, le të themi se pranohen koncepte të tilla ku përgjigjeja dhe deviza jonë është se pa menaxhuar e trajtuar në mënyrë të integruar mbetjet e vendit dhe kur t’i bësh ato zero, dhe madje kur të kesh edhe 10 vjet përvojë pozitive, hajt ulemi e flasim për këto që më vë në ligj sot. Deri këtu, debati dhe lepuri duken sheshit. Kur kap togfjalëshin e fundit të këtij neni ligjor, se mbetjet e listës së gjelbër ose ato “jo hazardous (jo të rrezikshme)” vijnë edhe për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues, të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3, të nenit 48, të këtij ligji” e përkthyer thjesht për qytetarët d.t.th që mund të vijnë mbetje të briketuara në formë kubiku. Këto mbetje të pëkufizuara si rubish ose rifuti urbani-plehra, i janë nënshtruar një procesi teknologjik në impiante që quhen Impiante Valorizimi, ku të gjitha mbetjet e një qyteti të caktuar shkojnë te impianti, ku iu hiqet metali dhe qelqi me një magnet të caktuar ose me krahë pune, dhe mbetjet e tjera (karton, letra plastik) mbasi thërmohen gatiten për CDR (shkurt, italisht) ose për lëndë të djegshme, ose për pëdorim deri në masën 10% për TEC-e e fabrika Cimento ose për përdorim 100% për Inceneratorë. Pikërisht për këtë e kanë fjalën këta zotërinj parlamentarë që kanë ndërhyrë në ligjin e mëparshëm, jo duke e përmirësuar por duke e rënduar edhe më nenin për importin e mbetjes. Pra dy Tec-et që po mendohet të ngrihen, njeri në Elbasan e njeri në Fier, do duhet të hanë 24 orë rrjesht sepse një incenerator, sikundër edhe tec-et nuk ndalen e ndizen sa herë të duash, vecse kur janë për rimont. Pikërisht këtu fle lepuri, që mbetjet e importit, gjoja do furnizojnë kompanitë e riciklimit, të cilat bëhen kurban për Inceneratorët, ato në fakt vijnë për të zëvëndësuar lëndën djegëse, jo të rinovueshme që është qymyri dhe nafta që mund të përdorej për inceneratorët. Kjo është shkelje e hapur e ligjit të mbrojtjes së mjedisit që mbetjet e importit apo plehërat në raste të caktura nuk mund të vijnë kurrsesi për asgjësim me anë të groposjes dhe djegësve termik ose inceneratorë. Sepse në kët rast, këtë kemi që plehërat e një shteti x, mbasi përpunohen e kthehen në briketa ose kubik në formë mbetjesh, vijnë për qëllim asgjësim me anë të djegies termike. Hajde autogol hajde. Ndaj qytetarë nuk qenkemi ndryshe, jo nga viti 2011, por as nga viti 2004 që na u duk sikur e kemi fituar këtë kauzë, por tashmë na vjen më ‘fine’ e më e stërholluar. Ndaj, kompanite e Riciklimit nuk mund të sigurojnë mbetje lëndë e parë nga vendi, sepse shumica e saj do shkoj toptan nëpër këto dy inceneratorë në nivel regjionalë dhe madje nuk i ngopin dot.  Përveç atyre të përcaktuara nga pika 3 e nenit 48 d.t.th që këto mbetje të briketura ose kubuik janë tjetër gjë nga ato teta që janë menduar të vijnë si mbetje importi, pra nuk kanë lidhje me mbetjet e importit të përcaktuar nga ky ligj, pro jo 26 të ligjit të 2011, por tetë plus një mbetje CDR ose lënd e djegshme urbane të këtij ligji. Përfundimisht, në shqipëri nuk vijnë mbetje, por plehëra, kush të dojë të thoj të kundërtën. Gati për duel dhe nuk tremben të më çosh edhe në hexhel.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*