Ku i çove haletë dhe çesmat publike o Lali Eri?

Në shtatorin e vitit 2015 Lali Eri “i bëri dhuratë” Tiranës 10 çesma publike. Në foton qëndrore kemi postimin në tweeter të kryetarit të Bashkisë së Tiranës që thotë se siç ka premtuar, në 10 pika të Tiranës ka vendosur 10 çesma.

 

 

Kjo këtu, me vija bardhë e blu ndodhej mu në qendër, në rrugën Ded Gjo Luli, aty ku bashkohet rruga e Durrësit me atë të Kavajës.

Kjo qe e para çesmë që u zhduk 10 muaj më vonë, në qershor të vitit 2016.

Por “askujt nuk i ra në sy” ky lajm.

Siç u tha në media atëhere, këto 10 çesma ishin dhuratë nga Kuvajti…ose vërtet:

Ku vajti?

Ku vajti ky investim apo dhuratë, quajeni si të doni?

 

Për ta bërë më romantike “premtimin e mbajtur të Lalit”, tipa si Tan Lame dolën e folën për historinë, për çesmat sa mirë kanë qenë dikur dhe sa bukur është që u kthyen sërish.

Tani as Lali e as Lame nuk janë ndjerë se ku vajtën si çesmat ashtu edhe nevojtoret publike, ca kabina plastike që u vendosën tek Lulishtja Taivani, Pallati i Kongreseve, Piramida e në nja dy vende të tjera

 

 

Ja ku kemi , arkivë, dy kabina tualeti tek Taivani.

Nëse të bie rruga andej, provo ti gjesh. Ato nuk janë më!

Lali i vendosi aty në kohën e fushatës kundër shurrës nën urë. Kur erdhi në krye të Bashkisë, Veliaj premtoi gjoba deri 200 mijë lekë të vjetra për këdo që urinonte nën urë. Mirëpo atëhere, kur ende nuk i kishte blerë të gjitha mediat, disa i kujtuan se Tirana nuk ka tualete publike. Kështuqë Lali u shtrëngua të vendosë këto kabina fasadë, që në fakt qelbën Tiranën, pasi, duke qenë thjesht për fasadë, as u pastuan e as u mirëmbajtën ndonjëherë.

Për të mos u larguar nga Taivani, ja ku ka qenë çesmja , kjo në të majtë, ja edhe vendi i saj sot, bosh.

 

Askush nuk i kërkoi ndonjëherë llogari kryetarit të Bashkisë, as opozita e as media, se përse u zhdukën këto dy shërbime publike nga kryeqyteti

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*