Ku je Lul Bisha, t’hongsha bythën! EDITORIAL

Në seks ka raste kur shtojnë lezetin fjalët e ndyra. Sidomos kur partneri/ja është i/e ndrojtur përtej shtratit. Papritur, i kujdesshmi, i kollarisuri, i sjellshmi Basha ka shthurur gjuhën ditët e fundit. Nga “idiot” për kryetarin e KQZ tek “shteti i leshit” e variacionet me lesh, tek “larja e m….jaltit me sh…erbet”

Koprilal ka qenë në fillimet e veta Edi Rama që nuk i skuqej faqja kur rrëfehej se po i shkërdhehej mamaja në punë e që s’ish bir kurve t’i kërkonte lekët e tij në xhepat e Edit. Por ishte koherent. Që nga gjuha e ndyrë tek pamja e palarë, thonjtë e paprerë, mjekrra e parruar e gjithçka tjetër që plotësonte portretin prej barboni, rrugaçi a garipi, siç kishin qejf ta quanin shqiptarët atëhere. Pastaj krimbi u bë flutur. Nga garip u kostumos e aristokratos e prodhoi personazhin e tanishëm.

Pra çne Luli na ktheht nga Basha në Bisha? Ka zgjidhur gjuhën e trashur zërin? Pi Ari! Domethënë Marrëdhëniet me Publikun. Dikush i ka dhënë rolin e garipit Lulit-çuntëmirë. Tani duhet të bëjë bishën! T’i q* kurvat kundërshtarit e t’i q* robt (me fjalë natyrisht) kujt nuk është me të. Nuk është keq si taktikë. Shqiptari, kur të sheh të nxehur e garip, të ndjek, se e ka instikt mbijetese rendjen pas të fortit. Po deri ku do të shkojë gariplliku?

Kjo varet se kush ia bën Pi Arin. Në qofshin ata që e kanë katranosur deri më sot, keq puna! Janë ata që dhjenë fushatën e dr.Halim Kosovës e që vazhdojnë me seminare mbi artin e kulturën në atë çadër ku është shpallur “republika e re” si doktrinë, por që Pi Ari na ka lënë komplet në terr rreth saj.

Në qofshin amerikanët e Trump? Pak ditë më parë u dha sihariqi se PD është lidhur me kompaninë e PR që i bëri fushatën presidentit të SHBA. Në qofshin ata, ka shpresë! Dhe besohet fort të jenë ata, sepse kanë marrë një thes me para e ,duke qenë se PD, ndryshe nga PS dhe LSI, nuk po bën fushatë zgjedhore, afèr mendsh që ato shpenzime të përdoren për rindërtimin e një imazhi tjetër të kryetarit. Ndërsa Pi Ari i PD-së kujdeset për kusurin. Pengon figurat e PD-së të dalin në media dhe nuk prodhon asnjë event mediatik, veç atyre ku del Basha. Kujtoni kur keni parë për herë të fundit Sekretarin e Përgjithshëm , Arben Ristani? Po atë organizativ, Eno Bozdo?

Tani mbyllni sytë kë keni parë nga PD në ekrane? Grida! Edhe mbrëmë, humbësja katastrofale e Durrësit pèrfaqësonte PD -në në ekran. Salianji mbante sot qëndrimin në emër të PD -së për kërkesën PS – LSI. Preçi, që në 21 janar 2011, krahas Ngjelës, bënte ideologun e përmbysjes së PD -së, sot na shfaqet si analisti i kësaj partie! “Ulu mal të dali hëna”- ka qenë një këngë e vjetër tiranase. Pi Ari ka ulur një parti të tërë, me të vjetër e të rinj, që të shkëlqejë Basha. E ky, pasi provoi shkëlqimin me kostum e brilantinë, tani e ka nisur me lesh e m..jalt, si lac pazari…..Rroftë Pi Ari!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*