Ku je Majlinda Bregu se po ta dhunojnë e denigrojnë Alidën! Nga Llesh P.Gjeta

Në një kohë çensure dhe represioni, kur pushteti i rilindjes në ditën e parë të punës vendosi kufizimin e lirisë së informacionit, propozimi nga një deputete e opozitës për çensurë është më së pakti … i habitshëm!

Majlinda Bregu na propozon një ligj për çensurë të mediave online. Preteskti? Të heqin komentet fyese që denigrojnë figurën e femrës! Së pari, ligji është i tillë kur përfshin në të edhe sanksione. Dënime, më shqip. Tjetra. Ligji nuk mund të bëhet vetëm për gratë. Natyrisht ka plot shtresa e nënshtresa të tjera që juridikisht ndodhen në pozicion të njejtë. Le të marrim komunitetin LGBT , romët, minoritetin grek… Kaq mjafton për të argumentuar se shumë komunitete e kategori automatikisht do të përfshihen në ligj, se nuk mund të bëhet vetëm për gratë! “Gratë e denigruara” është thjesht truku që Majlida të hapë lojën. Të tjerat vijnë vetvetiu dhe, nëse miratohet, në ligj do të mbetet thjesht “komentet fyese”. Për to do dënohemi.

Nëse në një koment për këtë shkrim , ta zemë , dikush thotë: “Po si s’i vjen turp Majlindës që vjen nga bota e medias, që ka qenë përgjegjëse pikërisht për këtë sektor në qeverisjen Berisha, që është në opozitë e në vend të kujdeset për lirinë e shtypit do të na e kufizojë atë…” a është koment fyes? Se fyerja është çështje ndjeshmërie personale. Po, në kishtet e njëmilion problemeve të tjera që ka për të zgjidhur PD – ja të dalë dikush e të komentojë; “Stambolli digjet, Majlinda merret me komentet online”, dënohet pronari i faqes? A është apo nuk është koment fyes ky? Dhe kush do ta vendosë. E marr këtë shembull për të ilustruar përkulshmërinë e këtij ligji dhe mundësitë e pafundme për të abuzuar me të.

Shto këtu situatën e rëndë të medias shqiptare sot dhe lirisë së fjalës. Mjafton të shohim ç’ndodhi dje në kuvend. Shihe këtë foto;

451788ca6e0e263fafb9bf2929c053ed

Ku është Majlinda Bregu e dallon njeri? Në këtë foto janë demokratët e Komisionit parlamentar të Medias dhe gazetarë që nuk u dëgjuan për rastin e pushimit nga puna të gazetares Alida Tota për shkak se bëri punën e saj. Nëse e ka me seriozitet këtë punën e “denigrimit të figurës së femrës” Bregu, ja ku e ka rastin. Një ish kolege (sepse, kujtojmë, Majlinda Bregu ca vite i ka bërë në media), një nënë me fëmijë, një profesioniste dhe , mbi të gjitha, një problem serioz çensure me median dhe fjalën e lirë.

KU ISHTE MAJA?

Ky qe rasti i artë për të dhe koleget e saj, që kanë krijuar madje edhe një si biçim grupi në parlament të grave, (do Zoti s’ma marrin për fyerje këtë të fundit ) dhe që luftojnë për këtë çështje! Ja pra ku e ke gruan e diskriminuar, fyer, denigruar, poshtëruar, fyer botërisht! Ja ku e ke fjalën e lirë të çensuruar nga arroganca e pushtetit. Pa ligj, por me një urdhër telefoni.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*