Kujdes ashensorët në pallatet e reja, mund ta pësoni!

Problematika e ndërtimve të reja dhe pajisja e tyre me ashensor jasht çdo standarti bëri që para 3 muajsh të humbte jetën një 30 vjeçare, nënë e një fëmije 6 vjeç. Drilona Duriçi gjeti vdekjen si pasojë e asfiksisë brenda një ashensori në një pallat të ri, në rrugën Muhamet Deliu në Tiranë. Konkluzioni përfundimtar i prokurorisë është se, shkak për vdekjen e 30 vjeçarë është djegia e panelit të ashensorit i cili shkaktoi edhe asfiksin e viktimës. Deri tani nuk asnjë të shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje. Personi i vetëm që e pësoi ishte viktima, Drilona Duriçi, ndërsa ndërtuesi dhe elektriçisti kanë dal të palagur nga kjo histori.

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*