Kundërofensiva Soros sot në Shqipëri. Ja si janë organizuar. EDITORIAL

Aftësia më e madhe e Soros dhe rrjetit të tij në Shqipëri ka qenë t’i mbushë mendjen shqiptarëve se nuk ekziston. Për një kohë të gjatë, nga viti 2013 deri vjen në vjeshtë, kur emrin e Trump e shqiptoi fort Donald Trump, armata Soros këtu tallej e përçmonte akuzat ndaj padrinos.

Kur miliarderi spekulant u shfaq si marionetisti i Hillari Klinton dhe më pas si financuesi i protestave paszgjedhore në SHBA , kur dolën të dhëna të tjera për pëfshirjen e tij në punë të ndyra në shumë vende të botës, veglat e tij ndërruan pllakën: “Sorosi është i mirë. Ai ka ndërtuar shkolla e ka ndihmuar njerëz”

Ndryshe nga vendet e tjera, e veçanta e Shqipërisë është se kryeministri i vendit dhe një pjesë e shpurrës së tij janë të deklaruar si njerëz të afërt të miliarderit spekulant. “Bamirësi” paratë e bamirësisë i ka të faktuara që i ka bërë me spekulime financiare dhe marifete të tjera bankash. Një klikë satrapësh e instaluar në drejtimin e një vendi të paqëndrueshëm, në tranzicion të gjatë është parajsë për të.

Dhe kjo klikë kohët e fundit ka nisur kundërofensivën. E keni vënë re se si njerëz “me jaka të bardha” kanë mbirë nga hiçi dhe po trashin zërin se janë krenarë që janë financuar prej Soros, se ai ka ndihmuar shqiptarët, se ai ka investuar tek elitat etj etj.

Nuk është strategji e keqe! Kur s’ke ç’hum  më, godit! Nëse e gjithë kjo armatë që tashmë s’është më në errësirë, pranon se ka qenë e tillë, gjithë mllefin e 4 viteve keqqeverisje e mjerim do ta marrë mbi vete. Pra sulmo! Kjo është motoja.”Babi është i mirë”, “Babi na ka ndihmuar”, “babi është plak e as që e di ku bie Shqipëria”.

Emisionet e shumta televizive për Sorosin që gjithashtu mbinë papritur pas fitores së Trump, duken të porositura pikërisht për këtë qëllim: “Pse ça ka? E mo kot kjo puna e Soros”

Sidoqoftë, mendo vetëm një gjë: SI MUNDET NJË NJERI TË JETË RREZIK I SIGURISË PUBLIKE NË VENDIN E TIJ POR BAMIRËS NË NJË VEND PERIFERIK SI YNI?

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*