KURIOZITET SHKENCOR: Në Shqipëri paraja ka mend dhe këmbë. E vërteton drejtësia shqiptare..

E pabesueshme por e vërtetë! Nëse ti ke një çelës dhe nuk e gjen më, atë ose ta kanë vjedhur, ose e ke humbur vetë. Nëse ke një biçikletë dhe nuk e siguron mirë, ose ta kanë vjedhur ose e ke humbur vetë….

Por nëse ke gjysmë miliardi euro, je ministër dhe avokat shteti, dhe ato para nuk i gjen më, atëhere ato para, me shumë djallëzi, të kanë ikur dhe kanë humbur vetë.

Gjykata e Lartë shqiptare sot e vërtetoi shkencërisht këtë hipotezë. Për çështjen ÇEZ, ku 479 milion euro i janë shkaktuar dëm shtetit shqiptar, …s’ka fajtor! Paraja ka bërë këmbë e është zhdukur vetë/

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*