Kush e shuajti kauzën antisoros në Shqipëri? EDITORIAL

Qeveria amerikane ka nisur një hetim për paratë e taksapaguesve amerikanë të përdorura nga Soros për fondacionin e tij Shoqëria e Hapur në Maqedoni. Administrata e Trump po kërkon informacion nga Departamenti i Shtetit dhe USAID për 4.8 milion dollarë të cilat duket se kanë vajtur në ulluqet e  Sorosit për të financuar fondacionin dhe ndërhyrë në politikat e Maqedonisë

Shumë më flagrante ka qenë influenca e George Sorosit në Shqipëri. Kryeministri ynë është një ndër tre politikanët e lartë që ka marrë pjesë në dasmën e spekulantit globalist dhe ndër të vetmit që u prononcua në media ndërkombëtare (CNN) egërsisht kundër Donald Trump kur ky ishte kandidat për president përdallë Hillary Clinton. Ky prononcim, që atëhere, u komentua si lëvizje e Soros. Prania e këtij të fundit në rangjet e larta të qeverisjes shqiptare me njerëz dhe politika në Shqipëri është mëse prepotent.

Atëhere pse Maqedonia , shumë më diskrete, po hetohet nga shteti amerikan për influenca të Soros dhe Shqipëria, një satrapi sorosiane ka mbetur jashtë vëmendjes?

Sepse politika shqiptare (në fakt një pjesë e saj) thjesht e përsori emrin e spekulantit për qëllime pragmatiste politike. Dhe kjo ndodhi vetëm pas fitores së Trump dhe prononcimit të këtij të fundit kundër Sorosit. E përmendën këtu e aty, kundër këtij e kundër atij, por e gjitha kjo…në havà. Sepse , që SHBA të nisin një hetim, ka vetëm një mënyrë: FOLLOW THE MONEY! (ndiq paratë).

FBI dhe gjithë agjencitë e tjera të hetimit apo sigurisë amerikane vihen në lëvizje kur ti i tregon qoftë edhe 1 dollar të taksapaguesve amerikanë të shpërdoruar a të vjedhur. Siç edhe është rasti i Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedoni. Kjo dosje, çuditërisht, as u hartuar, as u botua dhe as iu vu në dispozicion amerikanëve. Në mënyre enigmatike, edhe protogonistë të njohur të kauzës antisoros në Shqipëri, kur erdhi dita për të folur “amerikançe”, domethënë me dokumenta e shifra, diku humbën e u zhdukën nga skena. Me llafe gazetash, deklarata mitingjesh a studiosh televizive për “burrin e keq Soros” nuk lëviz as gishtin as agjenti më anonim i shërbimeve amerikane.

Pra përballë këtij hetimi maqedonas, enigma shqiptare bëhet më e errët: Ç’ndodhi? I bleu Soros ata që mund ta kafshonin? Apo hyri në lojë Rama, qoftë me para, qoftë me shantazh? Apo është ky lob politik që dosjen “antisoros” ia tund Ramës e Sorosit për shantazh në këtë tollovi politike? Apo ishin të gjithë në një barkë dhe, sipas stilit Soros, grupi ndan mes vetes “të mirët” dhe “të këqinjtë”?

Apo mbase nuk është asgjë prej këtyre, veç enigmës: PSE SHBA HETOJNË FONDACIONI “SHOQËRIA E HAPUR” NË MAQEDONI, THUAJSE NJË FILIAL I SHQIPËRISË, NDËRKOHË NË SHQIPËRINË KU QEVERISIN NJERËZIR E GEORGE SOROS JO VETËM HETIM NUK KA, POR VETË KAUZA ANTISOROS PO SHUHET?

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*