Lajm i gënjeshtër nga PD. Mbrëmë Basha nuk ka thirrur aleatët por….

Ka qenë shumë e çuditshme “mbledhja urgjente me aleatët” mbrëmë e Lulzim Bashës. Një pjesë e aleatëve, pjesë organike e tryezës as nuk kanë qenë lajmëruar për këtë aktivitet.

Ajo çka bie në sy është se pjesa e pathirrur nga Basha janë të djathtët tradicionalë: ish të përndjekurit Politikë, Balli, Legaliteti, Partia Konservatore etj.

I pyetur pas takimit, Fatmir Hoxha, përfaqësues i ish të përndjekurve politikë dhe kryetari i PDM e re thotë se lajmin e ka ndjekur i çuditur në një lokal nga titrat në televizor. Edhe Artur Roshi tregon se nuk qe i ftuar.

E vërteta është se lajmi i shpërndarë nga PD është FAKE NEWS! Nuk ka qenë tryezë e me aleatët por mbledhje me deputetët e opozitës. Aleatët, që janë shumë më tepër parti, as janë thirrur dhe as janë pyetur.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*