Lajm vari leshtë! Shih ç’gallatë prodhon policia dhe kolegët!

Edhe në fatkeqësi ky vend është gallatë. Një 74 vjeçar në Shkodër e ka shtypur treni. Natyrisht, që të të shtypë treni duhet të hipësh ti mbi shina, se ai nuk është si vetura që ecën rrugë e pa rrugë. Po shih ç’thotë policia:


“Në prangat e policisë kanë rënë Brahim Ruçi, 58 vjeç, banues në Shkodër (mashinist treni) si dhe Jul Brraka, 55 vjeç, banues në Shkodër (ndihmës mashinist). 

Ndalimi i tyre u bë më datë 18.10.2016 pasi duke drejtuar trenin e mallrave të linjës Mjedë – Bajzë, në lagjen “Tre Heronjtë” në vendin e quajtur “Ura e trenit e lumit Kir” në Shkodër, dyshohet se kanë aksidentuar për vdekje shtetasin Nikë Hasanaj, 74 vjeç, banues në Shkodër.”

DYSHOHET? Po a e ka shtypur treni atë të ndjerin? Lexoje dhe një herë ver lajmin dhe shih ç’humor të zi prodhon si policia ashtu edhe media!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*