Lajthitje e pushtetit apo degradim i shtetit! Nga Nard NDOKA

Tashme Rama e ka çertifikuar veten si nje lider konfliktual, me fqinjët, ndërkombetaret, institucionet, Presidentin, opoziten, aleatet e koalicionit dhe me miqte e tij! Tashme rreziku po rritet çdo ditë e me teper ne konfliktet institucionale, se “sheh rrushi, rrushin dhe piqet fiku”! Perplasja institucionale me opoziten është fundi i garancise se nje sistemi dhe gjasat duken se do prekim fundin, data 18 Shkurt është nje fillim deklerativ i ketij realiteti!

Avokati i Shtetit, institucioni qe ne e paguajme per mbrojtjen juridike te shtetit, kerkon arrestimin e N/Kryetarit te Kuvendit të Shqipërisë, Z.Spaho, papergjegjshmeri totale, intrige, sarkazem, grusht shteti, provokim, idiotesi dhe çdo term tjeter mund te vendosesh, per kete kerkese zyrtare te “rrushit te Rames”!

A ka degraduar deri ketu shteti shqiptar ne keto 26 vite demokraci? As ne “97 në aspektin institucional, edhe atehere kur shteti ra, në respekt institucional u gjenden 5-6 police që të merrnin nga burgu dhe te ruanin liderin e opozites Z.Nano! Ndersa sot, kur shteti po bie, Avokati i Shtetit urdheron arrestimin e lidershipit te opozites! Siç duken gjasat me kete mazhorance me kete kryeminister, e vetmja rruga per vendosjen dhe drejtpeshen e shtetit ligjor mbetet protesta paralizuese, ndeshkuese, duke tulatur dhe permendur keto ‘koka të nxehta’ nën agoninë e pushtetit të drogës dhe te krimit!

Ndaj 18 Shkurti është e vetmja shprese per shtetin dhe institucionet per opoziten si garantuesen e te gjitha pushteteve te tjera!

Të gjithë sëbashku në mbrojtje të Republikës!

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

1 Comment

  1. Te gjithe te ngrihemi kunder arrogances qe po na mbyt perdite shtet i degjeneruar siguracionet e makinave jane rritur dyfidhi spitaleve vdes cohuni o njerez kunder keture pjellave komuniste siguracionet i ndryshojne si ne burse cfare ndodh ku eshte ky popull

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*