Lal’Eri prapë në prokurori. Nuk i ndahet makthi i përjetshëm: AVOKATI!

KALLZIM EDI RAMES PER NDIKIM TE PALIGJSHEM (Neni 245/1 i Kodit Penal) NEPERMJET PRESIONIT FINANCIAR NDAJ VOLTANA ADEMIT QE TE GRABITEN PRONAT E QYTETAREVE SHKODRANE!
Sot Rama ka kercenuar Voltana Ademin dhe gjithe Shkodren se po nuk u grabiti pronen e ligjshme 4 familjeve anash Stadiumit te Shkodres, per llogari te klienteve te Rames, Qeveria do te bllokoje cdo fond per Shkodren! Voltana i ka thene, se nuk ka pse tu grabisi pronen e ligjshme banoreve te Shkodres per te bere parking per Stadiumin kur aty eshte nje hapesire e lire gjigande e projektuar si parking qe ne vitet ’80 e cila funksionon si nje treg i perkohshem me stenda.
Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Altin Goxhaj dhe Avokati Erald Aga) do te coje ne kallzim penal Edi Ramen per te kete presion te paligjshem dhe qe synon grabitjen e prones se qytetareve shkodrane qe jane kliente te studios sone dhe qe jane ne pronen e tyre, nderkohe qe hapesira qe kerkon Kryeministri per parking stadiumi eshte e lire por tashme jemi te informuar qe synohet qe Rama te ngreje nje qender te madhe biznesi dhe kerkon te perdore parkimin qe kerkon te krijoje si parking per qendren e tij te biznesit! Njesoj si kulla e stadiumit ne Tirane! Por ne Shkoder nuk eshte Kryetar vemja Erion Veliaj por zonja Voltana Ademi qe po ja thyen hundet Kryeministrit!!!

Neni 245/1 i Kodit Penal
Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Premtimi, propozimi ose dhënia, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për vete ose për persona të tjerë, personit që premton ose siguron se është në gjendje të ushtrojë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është realizuar ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
Kërkimi, marrja ose pranimi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, për veten e tij ose për persona të tjerë, duke premtuar ose siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike, shqiptarë ose të huaj, pavarësisht nëse është kryer ushtrimi i ndikimit ose kanë ardhur apo jo pasojat e dëshiruara, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*