Lali Eri gërmon nëpër Tiranë për të gjetur qypin me flori…

Dikush do t’i ketë thënë Lal’Erit se tironcit e vjetër mçifshin florinin n’dhe, e Lali nuk ia përton të gërmojë ku t’ia thotë mendja.

Dje, për ditë të diele, “shokët” e ujësjellësit shkuan mu në qendër të Tiranës e gërmuan një goxha kanal. U tha se kanali u hap për t’i lidhur ujin një kioske, nga ato që Lali ka filluar të mbjellë në kryeqytet.

Pasi mbaruan punë, çunat hodhën dheun sipër dhe e lanë – siç thuhet – si lopa bajgën.

Mirëpo dyshimet janë: A mos po kërkon Lali thesaret e tironcve? A po vazhdon aty ku i la gërmimet Edi?  Ta shohim! Kur ta mbarojë mandatin, po qe më i pasur se kur e nisi…dmth të paktën një qyp floriri e ka gjetur nga gërmimet nëpër Tiranë

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*