Lali merr leje? Denoncon Abi Malltezi, drejtor i Departamentit të Mjedisit në PD

Lali merr leje për skulpturë por për të beton nuk pyet njeri. Në një postim në profilin e tij në facebook, drejtori i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi bën këtë denoncim:

 

Veliaj i kerkon Keshillit Bashkiak te miratoje vendosjen e nje skulpture. MREKULLI do themi te gjithe, Bravo sa ka evoluar demokracia jone ku edhe per nje skulpture merret leje dhe behet ceshtje e Keshillit Bashkiak. POR Po per prishjen e Parkut te Gjelber tek Rr. Kavajes per te ndertuar pallate pse nuk u mor miratimi nga Keshilli Bashkiak? Pikerisht per Parkun e fundit qe po betonizojne e kam fjalen, ate qe pretendojne qe i ka ardhur Anjeli ne Tirane dhe ia ka firmos me emrin XHANI dhe jo Gianni e kam fjalen. 


Po per betonizimin e gjithe Sheshit Skenderbej pa leje ndertimi fare nuk duhej nje miratim nga Keshilli Bashkiak? Po betonizimi i Parkut te Liqenit e Gardes nuk duhet sjelle ne Keshill Bashkiak? Po per 44 kateshin e fundit mes Tiranes ku prishet Parku i Lojrave pse nuk e coi ne Keshill Bashkiak? Po heqja e rreth-rrotullimit dhe dhenia e rruges publike si toke private per hotelin (ndertim pa leje) te Frrokut a nuk duhej miratim ne Keshill Bashkiak te Tiranes?
Apo keto nuk jane vendime kaq madhore si ceshtje sa c’eshte vendosja e nje skulpture?

 

 

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*