Letër e një demokrati entuziast drejtuar kryetarit Basha pas humbjes në Dibër.

O #LulzimBashakryeminisër, rrofsh sa malet e Dibrës dhe urime për fitoren!

Kush na ka inat o #LulzimBashakryeminisër le të pëllcasë sepse ti fitove! Se kta ngatrrojnë humbjen e Sherefedinit e thonë se ke humbur ti e PD -ja. Jo o kryetar jo!! Ti fitove se i tregove botës se vendin e qeveris mafia. Kjo është fitorja më e madhe. Ç’na u desh Dibra ne?

Si demokrat që jam o #LulzimBashakryeminisër, po të lutem të marrësh shpatën e ta pastrosh partinë demokratike. Se ne e dimë se ti je i miri. Po ka plot të këqinj aty. Humbjet i kanë gjithmonë ata. Fitoret i ke veç ti,

Përpara për fitore të reja o #LulzimBashakryeminisër

Me dashuri

demokrati entuziast

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*