Lëvizja ANTIESTABLISHMENT tani i ka dhe votat dhe përfaqësuesit. EDITORIAL

Sot nuk ka më të majtë. – të djathtë. Janë të gjithë bashkë, në atë që prej presidentit Trump hyri në fjalor me ngjyrim negativ si ESTABLISHMENTI. Është një dorë që ka mbledhur gjithë pushtetet në Shqipëri.

Pasiviteti i Bashës gjatë 2 – 3 viteve të fundit nga shumë dashamirës u mor si paaftësi, pamundësi, mefshfësi…. Pak të tjerë e denoncuan sistematikisht si LOJË.

Pragmatizmi i Metës çoi tek ajo që populli e quan “kunj më kunj – njeri të ngulet”. Qingji i mirë mund të pi dy nëna, por jo në politikë. Sidomos kur nuk je as i mirë e aq më pak qingj. Dy “kundërshtarët” ia vunë kufirin tek thana.

A është Monika ANTIESTABLISHMENT? Sjellja e këshilltarëve të LSI dhe e vet partisë në çështjen e rritjes së çmimit të ujit në Tiranë dëshmoi totalisht të kundërtën: s’patën b*** t’ia prishin Lalit, i cili është njëri nga VIP -at e ESTABLISHMENTIT shqiptar, i projektuar si pasardhësi i Ramës

Për Ramën nuk ka pse harxhojmë rreshta për të treguar që është koka e këtij establishmenti dhe realizuesi me sukses i tij

Kjo do të thotë se, si kurrë më parë, vota kundër apo kryqi në fletën e votimit, me hir a me pahir ka qenë votë KUNDËR ESTABLISHMENTIT. Po të shohësh me vëmendje se si erdhi kjo votë kundër, kupton se nuk ka qenë edhe aq “aksidentale”. Qytetarë me integritet dhe aktivistë nisën të deklarohen në pedia e rrjete sociale pavarësisht nga njëri – tjetri se, nga mënyra si erdhëm deri në zgjedhje, mënyra si u bë qeverisja e opozita, parlamentarizmi dhe institucionet, nuk mund të votonin askënd nga partitë e ofruara në fletëvotim. Por mbi fletë do të vendosnin një kryq, për t’u thënë se ju e keni mbyllur ciklin dhe NE jemi KUNDËR JUSH.

Politikisht doli edhe një parti politike që bëri fushtë të mirëfilltë për votën kryq. Aleanca Popullore dhe kryetari i saj Artur Dojaka dolën në fushatë dhe në media dhe kërkuan pa ekuivok pikërisht këtë: Shkoni në zgjedhje, merrni fletën vendosini kryq dhe hidheni në kuti.

Pas zhvillimeve në Partinë Demokratike ESTABLISHMENI është më i qartë dhe më i kristalizuar se kurrë. Me hir a me pahir është doemosdoshmëri politike, shoqërore, logjike, quaje si të duash, krijimi i opozitës së këtij establishmenti. Pra e thënë ndryshe, marrja e pèrfaqësimit. Votat kryq ekzistojnë, fryma kundër -gjithashtu, aktorët që e kèrkuan janë aktivë në politikë dhe jetën shoqërore…..

Morali përballë amoralitetit ekstrem, Shqipëria perëndimore përballë Shqipërisë së tranzicionit, politika me rregulla përballë pazareve të peshkut dhe ngjalave, shteti i së drejtës kundër korrupsionit 27 vjeçar. Kaq është. Të gjitha kushtet janë dhe aktorët po ashtu….

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*