Lëvizja Kundër Oligarkisë Sorosiane në Shqipëri; 10 pyetje Bashës në lidhje me spekulantin George Soros

Sot Lëvizja Kundër Oligarkisë Sorosjane i ka parashtruar 10 pyetje kryetarit të Partisë Demokratike, pas prononcimit të këtij të fundit për lidhjen e Soros me Ramën. Në faqen e kësaj lëvize shkruhet:
10 PYETJE PUBLIKE DREJTUAR KRYETARIT TË PD Z. LULZIM BASHA PËR RAPORTET E TIJ DHE PD ME SOROS, PËRGJIGJET E TË CILAVE PRESIN T’I DËGJOJNË TË GJITHË.
…dhe ftesë për dëgjesë publike

I nderuar Z. Lulzim Basha. Kemi 2 vjet që ju drejtojmë pyetje publike për të cilat s’kemi marrë asnjë përgjigje!

Dje, vetëm 7 ditë para 20 Janarit të Trump, (dhe 12 orë pas reagimit në Top Channel të Ministrit të LSI Ylli Manjani se Reforma në Drejtësi është bërë e tëra nga Soros) ju keni reaguar shkurtimisht në portalin Syri.net mbi takimin tuaj me Sorosin në 5 Dhjetor 2014 ç’ka na kanë dhënë mundësinë të kuptojmë se ju tashmë jeni i gatshëm të përgjigjeni për qëndrimet tuaja për influencën e Soros në Shqipëri dhe PD!

Qëndrimi zyrtar i Lëvizja Shqiptaro-Amerikane kundër Oligarkisë Sorosjane është që Soros është aktualisht rreziku më i madh i sigurisë kombëtare.

Për këtë arësye, në emër të Lëvizja Shqiptaro-Amerikane kundër Oligarkisë Sorosjane, bazuar tek interesi i madh publik, po ju paraqesim 10 pyetje mbi këto raporte si e vetmja rrugë për qartësimin e qëndrimeve tuaja dhe të Partisë Demokratike ndaj influencës së Soros dhe metastazave të tij në Shqipëri:

PYETJA 1.
[PARANTEZË: Soros deklaron se në Dhjetor 2014 ju keni rënë dakort që Reformën në Drejtësi ta bëjnë strukturat dhe ekspertët e Soros.]
PSE NUK E DËNONCONI AS KËTË GËNJESHTËR DHE AS FAKTIN QË KJO ISHTE NJË REFORMË E KËRKUAR NGA SOROS DHE E HARTUAR NGA EKSPERTËT E TIJ?
[Për kujtesë Wikileaks dhe DC Leaks kanë zbuluar në Gusht 2016 një dokument sekret nga serveri i rrjetit të fondacioneve Soros në New York ku deklarohet se ju keni rënë dakort me George Soros në Dhjetor 2014 që Reforma në Drejtësi të bëhet nga strukturat dhe eksperët e Soros. Po ashtu PD nuk ka reaguar që projektin prej 9 milionë dollarësh të USAID për implementimin e Reformës në Drejtësi e ka fituar një organizatë e afërt e Soros që në drejtim ka edhe një ndër krerët e rrjetit sorosjan Znj. Delina Fico].

PYETJA 2.
[PARANTEZË: Këshilltari politik i Soros Jonas Rolett, (personi që i dërgoi e-mail Clinton në emër të Soros në 21 Janar) në një takim zyrtar në SHBA, ka deklaruar se kjo Qeveri është qeveria e njërëzve të Soros dhe është Sorosi që i orienton platformën ekonomike Qeverisë Shqiptare.]
SOT, MË SË FUNDI, A JENI DAKORT ME NE, QË SOROS KA NJË PLAN FALIMENTIMI SOCIAL-EKONOMIK DHE POLITIK TË SHQIPËRISË?
[Për kujtesë strategjinë ekonomike të Qeverisë në kuadër të Projektit “Economic Growth of Albania” prej mbi 3 vjetësh e programon dhe implementon Qëndra CID (në Harëard) e drejtuar nga Rikardo Hausman me financim të drejtpërdrejtë të George Soros dhe siç deklaron në 23 Tetor 2013 këshilltari politik i Soros Mr. Jonas Rolett (pjesmarrës në takimin tuaj me Soros) nëse Qeveria nuk ndjek pikëpamjet e Soros, atëhere i ndërpritet çdo financim. Siç e dini Qëndra CID ka kontratë me Soros për ideimin, formulimin, dhe orientimin e implementimit të bazës ligjore ekonomike dhe fiskale, termat e referencës për çdo koncension, zonat e lira, privatizimet e mëdha, prokurimet, tenderat dhe ankandet kryesore, etj]

PYETJA 3.
[PARANTEZË: Soros u ka deklaruar fondacioneve të ndryshme amerikane që ti besojnë atij paratë e tyre për Qeverinë Shqiptare pasi ka garanci në Shqipëri sepse nuk ka bërë gabimet që bëri në Gjeorgji ku Opozita iu kundërvu Sorosit dhe rrëzoi qeverinë prosorosjane dhe dëboi fondacionin lokal Soros.]
A I KA DHËNË GARANCI SOROSIT DIKUSH NGA OPOZITA SE PD S’DO TË JETË KUNDËR SOROSIT DHE S’DO TË LEJOJË KOALICION ME PARTI ANTISOROS?
[Për kujtesë këshilltari politik i Soros Mr. Jonas Rolett (pjesmarrës në takimin tuaj me Soros) i deklaroi në 23 Tetor 2013 përfaqësuesve të Fondacionit të njohur Amerikan “Good Ventures” se paratë e tyre për Shqipërinë janë të sigurta në duart e Soros se ka nxjerrë mësimë nga GjeoRgjia për arsyet e mësipërme]

PYETJA 4.
[PARANTEZË: Sot çdo television e kontrollon pushteti. Para Dhjetorit 2014 Scan TV, TV Albanian Screen dhe UTV kanë qenë 3 oferta në zyrën tuaj për ngritjen e një televizioni opozitar.]
PSE U ANULLUA PLATFORMA TELEVIZIVE OPOZITARE PAS TAKIMIT TUAJ ME SOROS (NË DHJETOR 2014) DUKE LËNË OPOZITËN DHE OPOZITARIZMIN PËR HERË TË PARË PA ASNJË TELEVIZION ALEAT?
[Për kujtesë, pas takimit tuaj me Sorosin, për herë të parë në Shqipëri dhe në një vend të Evropës, të gjitha televizionet janë nën kontrollin e Qeverisë duke lënë 3 milionë qytetarë të verbër dhe të shurdhët përballë zërit opozitar (sdms atij antisorosjan), por ndëkohë disa njerëz në PD (të konsideruar nga ne si Kolona e Pestë e Soros) dhe analistë sorosjan të vetprezantuar si kritik të pushtetit, kanë akses të plotë televiziv në çdo ekran. Gjithashtu vlen t’ju kujtojmë se PD nuk reagoi në Shtator 2014 kur u mbyllën 15 emisione TV (në 8 televizione) dhe e vetmja radio informative e pavarur (Radio Albanian Neës) që njiheshin për lirinë e tyre editoriale dhe që prej atëhere, hap pas hapi u mbyll çdo emision dhe madje edhe televizion kritik ndaj Qeverisë.]

PYETJA 5:
JU RRETHUAN TINËZISHT APO E ZGJODHËT JU QËLLIMISHT ATË GRUP DREJTUESISH NË PIKA KYÇE TË PD TË NJOHUR PUBLIKISHT SI KOLONA E PESTË E SOROS NË PD?
[Për kujtesë, njerëzit e etiketuar si Kolona e Pestë e Soros janë ata politikanë që njihen si kontribues dhe përfitues të rrjetit Sorosjan si Genc Pollo, Jorida Tabaku, Enno Bozdo, Edmond Spaho, Grida Duma, Gerti Bogdani, Fatbardh Kadilli, Ervin Salianji, Besnik Aliaj, Majlinda Bregu, Genc Ruli, etj. Ndërkohë në pikat kyçe të PDsë që u vendosën disa nga këta u shmangën emra kompetent për fushat përkatëse të cilët në respekt të kontributit dhe të aftësive të shumëkujt nuk po i përmendim por brenda PDsë të gjithë janë koshient për këtë paradox. Po ashtu pranë jush, ju mbani pranë si këshilltarë dhe “analistë” mediatikë kryesisht njerëz të Soros sdms nga UET, me ndonjë përjashtim të vogël, duke shmangur dhe mbajtur distancë nga figura të njohura mediatike antisorosjane të cilët sot si “rastësisht” janë të gjithë pa punë].

PYETJA 6:
PAS SUPERPROTESTËS SË 22 NËNTORIT 2014, A JU KA KËRKUAR SOROS NË 5 DHJETOR 2014 APO NJERËZIT E TIJ NË PD TË TËRHIQENI NGA RRUGA E PROTESTAVE TË TILLA?
[Për kujtesë, menjëherë pas superprotestës së 22 nëntorit 2014 (që ju e thirrët pas kërkesave të shumta që ju erdhi nga anëtarësia dhe media), të nesërmen Ambasada Amerikane dhe disa ambasada të tjera u çuan një memo zyrave të qeverive të tyre se Shqipëria ishte në prag të një krize të re, destabilizm dhe mundësi për zgjedhje të parakohshme. Siç mund ta kujtoni, Sorosi kërkoi menjëherë takim me ju dhe pas atij takimi, filloi një valë e pandalshme frikësimi dhe represioni e të gjithë segmenteve të pushtetit duke mbushur burgjet, falimentuar bizneset, prishur pronat, pushuar nga puna, dhe shkatërruar jetën në rradhë të parë të popullit opozitar ndërkohë që u krijua perceptimi public që PD braktisi si anëtarësinë edhe publikun duke u vetmjaftuar vetëm me promo imazhi të disa individëve të caktuar nga ju që shfrytëzonin hallet e publikut për tu vetreklamuar si fytyra e aksionit qytetar. Siç e dini PD është partia me numrin më të madh të juristëve në vend edhe për hir të jetgjatësisë së saj në pushtet (13 vjet) por ndërkohë të gjithë ndihen të përjashtuar nga angazhimi dhe kontributi në PD dhe kjo u duk sdms qartë përgjatë mungesës totale të përfshirjes së tyre në debatin për Reformën në Drejtësi madje duke i bërë të qartë atyre që insistonin që të paraqiten pranë Sorosit nëse donin të përfshiheshin]

PYETJA 7:
A KA NDËRHYRJE APO PRESIONE NGA INSTITUCIONET NDËRKOMBËTARE PËRFSHI AMBASADËN AMERIKANE QË PD TA PRANOJË INFLUENCËN E SOROSIT DHE RRITJEN E ROLIT TË NJERËZVE TË SOROS NË PD?
[Për kujtesë, në SHBA, Presidenti i zgjedhur Trump dhe zërat influentë pranë tij kanë etiketuar Sorosin si person që ka influencuar politikën e jashtme amerikane dhe rasti i miratimit nga Clinton të propozimit me e-mail të Soros për ngjarjet e 21 Janar 2011 merret si shembull public në të gjithë mediat në SHBA. Po ashtu Soros akuzohet për influencën e tij okulte në Qeveri të ndryshme të Evropës dhe institucione si Banka Botërore, FMN, IFV, BERZH, UN, OSCE, etj. Po ashtu njihet roli i tij i fuqishëm në rrjetin e organizatave ndërkombëtare dhe po ashtu është një fakt i pranuar nga të gjithë që në të gjitha institucionet ndërkombëtare në Tiranë stafet shqiptare janë pjesë e rrjetit sorosjan dhe projektet e këtyre institucioneve ndërkombëtare për shoqërinë civile dhe median kalojnë gjithmonë në favor të rrjetit lokal sorosjan.]

PYETJA 8:
SI SHPJEGOHET QË PAS ZGJEDHJEVE LOKALE 2015 NUK U BË ASNJË LLOJ ANALIZE DHE PAS NJË VITI NËPËRMJET NJË URDHËRI PËR RIORGANIZIM TË PJESSHËM REZULTOI ME SHKATËRRIMIN PËRFUNDIMTAR TË DEGËVE TË PD?
[Për kujtesë, urdhëri për riorganizim që solli shkatërrimin e degëve të PD në fakt nuk kishte kriter as rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe as rikonfigurimin gjeografik në bazë të reformës territoriale dhe rasti më tipik ishte Qarku i Korçës ku Dega humbëse e PD me ndryshim territorial (e drejtuar nga dikush që njihet nën influencën e Peleshit) nuk u prek ndërkohë ajo e Pogradecit që ishte fituese dhe e pandryshuar nga reforma territoriale solli largimin e një drejtuesi të njohur për pikëpamjet publike dhe qëndrimet Antisoros. Ndërkohë që gjendja e të gjithë degëve të PDsë sot është më e mjeruar se çdo imagjinatë.]

PYETJA 9:
A KA NDIKUAR FITORJA E TRUMP NË KËTË QËNDRIMIN TUAJ TË RI NDAJ SOROS DHE A ËSHTË KY NJË MOMENT KTHESE?
[Për kujtesë, PD para Zgjedhjeve Presidenciale në SHBA nuk reagoi asnjëherë për të denoncuar shpifjen mediatike të Ramës, njerëzve të Soros, dhe mediave të tij në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë sikur Trump ishte kundër ndërhyrjes së NATOs në Kosovë. Ju vetë në momentin që Republikanët ishin gati të prononcoheshin nëpërmjet një kongresmeni republikan pro PDsë në Korrik në kulmin e sulmeve të Donald Lu-së ndaj jush, mbase prej rolit të Podesta, shkuat në Konventën e Demokratëve kundër republikanit Trump (gjë që s’ka ndodhur asnjëherë në 27 vjet PD) duke mos çuar asnjë përfaqësues të PDsë në Konventën e Republikanëve mgjths kishit ftesë. Po ashtu PD, para daljes së rezultatit të zgjedhjeve prezantohej në debate TV vetëm me politikanë proClinton. Gjithashtu asnjëherë të paktën pas fitores së Trump, PD apo ju nuk denoncuat faktin që qëndrimet e Ramës Antitrump dhe të propagandës mediatike të tij shpifëse sponsorizoheshin nga Soros dhe kjo nuk u trajtua asnjëherë si avantazh elektoral ndaj kundërshtarit por u vetmjaftuat me tezën se Rama ka fyer Trump]

PYETJA 10:
A MENDONI TASHMË, SE SOROS DHE RRËNJËT E TIJ KUDO JANË RREZIK PËR SIGURINË KOMBËTARE?

I nderuar Kryetar i Partisë Demokratike, prononcimi juaj i parë kundër George Soros dhe influencës së tij në Shqipëri, hap më në fund edhe zyrtarisht debatin publik në forcën tuaj politike, atë debat, që ne arritëm ta kthejmë në një kauzë qëndrore publike në kushtet e represionit dhe çensurës totale, një kauzë patriotike që synon çlirimin e Shqipërisë nga Oligarkia Sorosjane si shkaktare e falimentimin social-ekonomik të demokrasice dhe Shqipërisë. Një kauzë që synon si qëllim final mbylljen përfundimtare të tranzicionit të tejzgjatur që po mbyt shoqërinë shqiptare në një gjëndje të plotë anomie!

Ndaj ne, kërkojmë një dëgjesë publike për të ballafaquar qëndrimet tona mbështetur në këto 10 pyetje. Vendin dhe kohën caktojeni Ju, por do të ishte më e dobishme reciprokisht që kjo të ndodhte para pjesmarrjes suaj në Ceremoninë e Inagurimit të Presidencës së Trump.

Me respekt
Përfaqësues të Lëvizja Shqiptaro – Amerikane Kundër Oligarkisë Sorosjane

Altin Goxhaj
Armir Shkurti
Basir Çollaku
Dritan Laci
Aulon Bej Kalaja
Arben Berisha
Dorand Vojka

PëlqejShiko më shumë reagime

K

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*