Llogaria Limprecht… Nga Ylli DYLGJERI

 

Një video ku shihet Viktor Tushaj duke futur një zarf në xhepin e Gjovalin Gjini, kryeplakut të dhunuar në Lezhë është shpërndarë nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
“Shih e shkruaj thotë populli, se sado të shkruash kur sheh kështu skenash, çdo fjalë është e tepërt…’’, shkruan ish Ministri i Brendshm Tahiri.

Meqe na keshilloni “shih e shkruaj” Ju zoti Tahiri, edhe Une pasi e pashë videon, po shkruaj lidhur me ngjarjen.
Në vitet 2000-2004 kam qene per 4 vite Sekretar i Përgjithshem i MR. Në keto vite ndodhen shumë ngjarje për policinë shqiptare. Ne keto vite shqiperia doli nga grupi i shteteve te inkriminuara dhe iu drejtua institucioneve europiane si një partnere e re.
Në këto vite ka shume ngjarje në jeten e vendit, por ajo qe do ju kujtoj është humbja e jetës në 19 Maj 2002, nga nje atak kardiak, në afërsi të Liqeneve të Lurës së Peshkopisë e ambasadorit amerikan zotit Joseph Limprecht. Në kushtet e krijuara, për arsye se ambasada e SHBA ne Tiranë u ndodh e papërgatitur nga kjo humbje e shpejte, kishte nevojen edhe per asistencen e administrates se Rendit ne ceremonite per percjelljen e trupit te diplomatit te larte.
Keshtu mu caktua mua ta drejtoj kete Protokoll funeber. Autoritetet amerikane ne ambasade dhe ato te asistences ne MR u kujdesen qe kjo ceremoni te zhvillohej edhe sipas tradites së vendit tone. Duke njohur sensibilitetin (ngushëllimet e publikut ne Shqiperi shoqerohen me darovitje te paqetave te cigareve, pakove te kafes dhe lekeve në tabaka etj), Ato propozuan që të vijojë kjo traditë duke hapur në Bankë edhe një llofari me emrin Llogaria Limprecht, per te mundesuar keshtu darovitjen e publikut. Keshtu u eliminua “zarfi i videos” qe Ju po e publikoni si “kapje korruptive” te LSI.
Rasti qe shohim ne video eshte marre aprioiri si zarf me leke siç doni te aludoni edhe Ju. Ne nuk dime çka aty ne zarf, pamvaresisht hamendesimeve. Por dime qe kemi nje plagosje te lehte, dhe shtepia eshte hapur per shyqyr qe shpetoi personi. Pra, nuk kemi per fat të mirë vdekje të personit. Kjo mbetet për tu hetuar dhe ketu duhet edhe shteti edhe solidariteti i Juaj dhe i publikut.
Të tjerat janë vetëm fleterufera kineze dhe fukslleqe ordinere.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*