Logjika me cepa e Top-it. Nga Dritan KABA

Ne shenimin e djeshem ne edicionin e lajmeve, Top Channel, iu shpjegoi shqiptareve nepermjet nje Fake News, lajmi te rreme, menyren e sigurimit te nje ftese ne evenimetin boteror te inagurimit dhe betimit te presidentit te ri amerikan.
Sipas ketij televizioni mjaftonin vetem 500 dollare per te blere nje bilete dhe te behej e mundur pjesemarrja ne kete ceremoni.
Une do arsyetoja sipas logjikes se Topit se ne inagurim mund te shkoje cdo shites droge, qofte edhe nga keta “kultivuesit” e hashashit ne Shqiperi, sepse kane para per te blere nje bilete Prodhimi ka qene i mbare kete vit dhe eksporti eshte rritur..
Mund te shkoje cdo terrorist, se i kane burimet financiare, nga Al Qaeda deri tek ISIS.
Mund te shkoje cdo trafikant i qenieve njerezore, se e ka te kollajte, mjafton 1/6 e pageses se nje klandestini per te siguruar “bileten”.
Mund te shkoje cdo tutor prostitucioni. Nje vajze qe ai e shfrytezon brenda nje nate i jep mjaftueshem te paguaje edhe hotelin se bashku me udhetimin.
Mund te shkoje cdo njeri qe disponon ne llogarine e tij 500 dollare, absurde.Vetem se duhet te ishte i shpejte ne pronotim.
Mund te shkonte edhe Sorosi, se bashku me gjithe anetaret e Fondocionit te tij kudo ne bote, se ka para per te blere te gjitha biletat e e ceremonise.
Nje Fake News, per te denigruar eventin me te rendesishem te ketij viti ne glob.
Per ta bere sa me te besueshem manipulimin mediatik paraqesin nje njoftim te Departamentit te Shtetit ne ikje, ku thuhet se “asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimi të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump” dhe se “kjo gjë konfirmohet nga një dokument i siguruar nga Top Channel, i cili u është dërguar selive diplomatike të akredituara në Uashington, nën siglën e Departamentit amerikan të Shtetitt”.
Nje shmangje totale nga e verteta.
Ftesat nuk i bejne ata qe ikin, por ata qe vijne. Dhe ata nuk jane ende deri te premten Departamenti i Shtetit. Eshte njesoj sikur ministri Bushati te beje ftesa, larg qofte, ne shtator per ceremonine e betimit te qeverise se re.
Eshte stafi prane presidentit te zgjedhur z. Donald Trump, ai qe fton. Ata, ne shqip, jane sebepcinjte e ceremonise. Nuk mund te te ftoje komshiu ne dasem.
Te ishte ne doren e administrates se Departamentit te Shtetit ne ikje, ata nuk do te ftonin as vete Presidentin e ri te SHBA z. Donald Trump, per derisa nje pjese e tyre, demokrateve, e quajne president jolegjitim ate.
Kjo eshte nje logjike me cepa e Top-it, per te rrumbullakosur dhimbjen e mospjesemarrjes te atyre qe nuk u treguan “te shpejte” ne pronotimin e biletave.

Share...Share on FacebookTweet about this on TwitterEmail this to someoneShare on Google+Share on LinkedInPin on Pinterest

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*